“Do të të vras!”/ Shefi i urgjencës tregon kërcënimet që ka marrë gjatë pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar se gjatë periudhës së fillimit të pandemisë së koronavirusit, personeli i 127-ës ka marrë kërcënime e sharje të shumta.

Ai ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se kur në një pallat kishte rezultuar një qytetar i prekur me COVID-19, drejt numrit të Urgjencës kishin shkuar shumë thirrje telefonike që shkonin deri në kërcënime për vrasje. Brataj tregoi se një prej banorëve të pallatit kishte thënë se ishte gjyqtar dhe do të ndiqte personalisht personelin e Urgjencës nëse nuk shkonin të merrnin të infektuarin.
“Kur kishim ndonjë rast pozitiv në një pallat, merrnin gjithë banorët e pallatit dhe kërcënonin. Njëri thoshte jam gjyqtar, hajde merreni (të infektuarin) se do t’ju ndjek penalisht. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet. Kuptohet nga sharjet deri te vrasjet. Më thuaj kush je se do të vras. Jo vetëm mua, por gjithë personeli mjekësor”, -deklaroi shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj./E.B./Fjala.al

Të fundit

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më...

Mundësi egjiptian vendos rekord botëror duke tërhequr 20 automjete

Mundësi egjiptian Ashraf Mahrous (43) vendosi një rekord të ri botëror duke tërhequr 20 automjete të lidhura në Al-Sharkia të Egjiptit, duke kaluar rekordin...

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar sërish pasardhësin e tij, Joe Biden, duke e fajësuar drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë dhe për mënyrën si...

“E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës dhe emocionin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Ajo është shprehur e...

Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Dy turistë të huaj që po eksploronin malet rreth bigjeve të liqenit të Komanit, në zonën e Pukës, kanë humbur orientimin. Turistët kanë kerkuar ndihmë...

Lajme të tjera

Web TV