“Zgjedhorja”/ Hajdari flet pas mbledhjes: Do të trajtojmë dhe sistemin danez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkryetarja e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, duke dhënë detaje për atë se çfarë u diskutua në tryezën e sotme.

Hajdari deklaroi se në mbledhjen e sotme nuk pati ndonjë gjë konkrete, pasi kishin mbetur te pika përsa i përket numërimit biometrik. Ajo bëri me dije dhe se, pas kërkesës së saj, ditën e nesërme ose ditët e ardhshme do të diskutohet dhe sistemi danez i sugjeruar nga ambasada amerikane.

“Nuk është se pati ndonjë gjë konkrete, pasi ngeci te fakti qëe nuk bie dakord përsa i përket numërimit biometrik që të shtrihet në të gjithë vendin. Mendoj se është e rëndësishme pasi identifikimi biometrik, pastaj numërimi edhe votimi elektornik, duhet të jetë i rëndësishëm. Por, mendojmë që ditën e nesërme do të rifillojmë prap te kjo pikë dhe do të vazhdojmë diskutimin. Bëra një kërkesë po ashtu ndaj ekspertëve të ODIHR që të bëjnë një ekspoze të sistemit danez dhe patëm një dakordësi për sa i përket kësaj. Jemi të kënaqur që sistemi danez do të trajtohet nesër ose ditët në vijim dhe kjo është çështja ime më e rëndësishme, pasi tashmë iu e dini që ndryshimi i sistemit, pra hapja e listave duhet të jetë çështja kryesore e reformës, pasi ne po bëjmë disa arnime shumë të vogla që nuk mund të quhet reformë. Ishte një hap i mirë përsa i përket ndryshimit të sistemit dhe përsa i përket atij propozimi që ka bërë ambasada amerikane për sistemin danez që do të trajtohet ditët në vijim.”– u shpreh Hajdari./E.B./Fjala.al

Të fundit

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Lajme të tjera

Web TV