Kryeministër vetëm dy mandate, Basha: E çoj në referendum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për të kërkuar kufizimin e mandatit të kryeministrit në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të vitit 2021, Basha tha në emisionin “Opinion” se do të propozojë që kryeministri të mos ketë më shumë se dy mandate, njësoj siç ndodh në SHBA me Presidentin.

Nëse në Parlamentin e ri nuk do të i ketë votat e mjaftueshme për këtë ndryshim të Kushtetutës, Basha tha se do i drejtohet popullit me referendum.

“Jam i vendosur ta propozoj dhe nëse në Parlamentin e ardhshëm nuk do të kem votat e nevojshme për ta miratuar, do i drejtohem popullit me referendum”, tha kreu i opozitës.

Sipas Bashës, asnjë popull në Evropë nuk i ka patur këto rekorde negative siç ka ndodhur me shqiptarët, të cilët vuajnë nga pushteti i madh i kryeministrit.

“Shumë më shumë pushtet të jetë në duar të shqiptarëve dhe shumë më pak pushtet të jetë në duart e elitave”, tha Lulzim Basha.

Me PD në pushtet, Ilir Meta mund të marrë mandatin e dytë si President

Të fundit

Sezoni i fiqve/ Si ti konsumoni dhe benefitet që merrni nga ky frut “magjik”

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë...

PD u rikthye te Berisha, Bashës i ikën deputetja e parë

Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës. Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë...

Zgjerimi Aeroportit të Tiranës/ Investohet në terminalin e ri

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon punimet intensivisht për të zgjeruar terminalin dhe për të rritur kapacitetet infrastrukturore. Investimet strategjike konfirmojnë pozicionin e TIA-s...

Qershori “përvëlues”/ MeteoAlb: Do të ketë temperatura deri në 40 gradë

I nxehti i pazakontë për qershorin që përfshiu vendin tonë dërgoi drejt spitalit shumë persona. Në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë...

Çfarë do bëni nëse merret masë arresti ndaj Kryemadhit? Meta habit me përgjigjen e tij

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se në hyrje të SPAK-ut, i hoqën edhe çelësat dhe orën e dorës. Keni bërë ndërhyrje estetike? Nuk kam...

Lajme të tjera

Web TV