“Të paktën 35 objektiva amerikanë, të cilat janë targetuar si pika hakmarrëse të mundshme”, deklaroi komandanti i Rojeve në provincën jugore të Kerman në Iran, Gholamali Abuhamzeh.
Grup islamik politik “Hezbollah” dhe militantët, ka paralajmëruar gjithashtu ushtarët irakenë të qëndrojnë të paktën një kilometër larg nga bazat ushtarake amerikane.
Abuhamzeh tha se targetet jetike amerikane janë identifikuar ‘shumë kohë më parë’, duke përfshirë anijet në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit dhe Tel Aviv.
“Ngushtica e Hormuzit është një pikë jetike për Perëndimin dhe një numër i madh shkatërruesish dhe anijesh luftarake amerikane kalojnë atje … rreth 35 targetet e SHBA në rajon, si dhe Tel Aviv janë brenda kapaciteteve tona”, tha ai, sipas Reuters.
Një sulm hakmarrjeje nga Irani mund të shihet brenda disa javësh brenda ose jashtë vendit, tha për ‘Time’ një staf i lartë i kongresit.
“Nuk ka asnjë indikacion se do të ketë përshkallëzim në të ardhmen e afërt. Pyetja e vetme është se sa e keqe do të jetë hakmarrja dhe ku dhe çfarë do të godasë”, tha ai.
Edhe pse lokacionet specifike të 35 objektivave nuk janë zbuluar, Ambasada e SHBA në Bagdad dhe baza ushtarake mund të ishin shënjestra të mundshme. /Fjala.al