Policia e Shtetit për fundjavën: Ndalohet lëvizja e makinave të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka bërë një sqarim për lëvizjen gjatë kësaj fundjave.

Policia bën të ditur se të dielën, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Po ashtu policia thekson se edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Postimi i plotë

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancim social në të gjithë vendin.

 

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Vajza e Silvinjos me fjalë zemre për babin e saj, ndan fotot emocionuese me trajnerin

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.Ajo updeton ndjekësit e saj me ccdo gjë që ndodh rreth...

Briken Calja ngre alarmin: Federata të garantojë rregulloren për Kupën e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do organizojë më 6 shtator Kupën e Shqipërisë, ndërsa peshëngritësi Briken Calja ka reaguar në kanalet e komunikimit, duke i bërë apel...

Lajme të tjera

Web TV