Shkodra, si kryeqendra e veriut të Shqipërisë është e njohur ndër shekuj për fanatizmin fetar, por që vitet e fundit është zbehur.
Shkodra pa diskutim ishte një nga qendrat më të rëndësishme të Perandorisë Romake e cila përhapte krishterimin kudo ku zgjerohej.
Në bibliotekën e Vatikanit ka të dhëna të sakta për çdo ipeshkëv që ka shërbyer në Shkodër. Kujtojmë se Shkodra është një prej selive më të vjetra ipeshkvnore në Ballkan dhe në Evropën Lindore.
Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbanian në Romë, shkruan se kisha Katolike ka të dhëna të sakta për ipeshkvinjtë që kanë drejtuar kishën katolike në Shkodër.
Në një koment në Facebook, Ndreca deklaron se që prej vitit 387 kisha katolike në Shkodër drejtohet nga ipeshkvit Basso.
Ndërkohë Në vitin 431 Senecioni, ipeshkëv i Shkodrës merr pjesë në Koncilin e Efesit së bashkut me Euharin, ipeshkvin e Durrësit.
Ndreca tërheq vëmendjen se duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim për historitë e fesë.
Postimi i plotë Ardian Ndreca
Shkodra (Scodra) – seli e moçme ipeshkvnore, në vitin 387 del se drejtohej prej ipeshkvit Basso. Rreth vitit 388 Papa Sirici merr njoftimin se asht emnue ndihmësi i Basso, Senecioni. Në vitin 431 Senecioni, ipeshkëv i Shkodrës merr pjesë në Koncilin e Efesit së bashkut me Euharin, ipeshkvin e Durrësit.
Prej fundit të antikitetit e deri më kohët e sotme ka nji vijueshmëri njohunish historike në lamijen e historisë kishtare. Ka edhe shumë zbraztina, por të paktën ata që janë dallue në lamije të kësaj historie i kanë qëndrue tundimit me i mbushë me përralla.
(Foto e Shan Picit, vitet ’30)