Princi Harry me facebook fals nën pseudonimin “Spike Wells”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga rregullat që anëtarët e familjes mbretërore duhet ti binden është mos pasja e një rrjeti social privat, që nuk kontrollohet më parë për hakerimet apo postimet nga fansat, nga vetë stafi i pallatit mbretëror.

Këtë rregull duket se princ Harry e ka thyer me kohë pasi duka i Sussexx ka ‘Facebook’, ndonëse me një emër tjetër. Princi Harry njihet ndër vite për privatësinë që kërkon të ruajë dhe për kujdesin e jashtëzakonshëm sidomos për jetën e tij private. Ndaj edhe ‘Facebook’-un është përpjekur ta mbajë sekretë. Në pseudonimin Spike Wells, duka ka plot 400 miq në rrjetin e tij personal në ‘Facebook’, shumica prej të cilave më të pasurit dhe personazhet më të famshëm në Britaninë e Madhe.

Sipas tabloid-it britanik The Sun, miqtë thonë se pseudonimi i tij Spike, i referohet modelit të tij të flokëve. Llogaria e tij në ‘Facebook’ është aktive prej 4 vitesh, madje pjesë e saj janë edhe disa foto të tij me ish të dashurën e mëparshme Chelsy Davy.

Spike Wells ka përshkruar edhe hobit e tij, mes të cilave renditet disa sporte apo vendet që ai ka vizituar, përpara martese por edhe pas martese me Meghan Markle. Sipas miqve të Harryt, edhe princi William ka një llogari sekrete e krejt private ‘Facebook’-u me pseudonimin “Steve”.

Por sipas ish kreut të mbrojtjes për anëtarët e familjes mbretërore të Scotland Yard, një faqe private ‘Facebook’-u për çdo anëtarë të pallatit mbretëror, mund të përbëjë rrezik për sigurinë e tij e të gjithë familjes.k.t/Fjala.al/

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV