Beyonce: “Jam zemër-thyer dhe e neveritur nga racizmi në Amerikë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam zemër-thyer dhe racizmi në Amerikë ma ka shpifur” thotë Beyonce.

Këngëtarja 38 vjeçare tha përmes një komunikimi live në Instagram se sa keq ndihet pas vrasjes makabre të George Floyd në Mineapolis dhe i bëri thirrje fansave të saj, që të gjithë bashkë të luftojnë për drejtësi. Pamjet e ngjarjes u bënë virale në të gjithë botën teksa Floyd i lutej policit për jetën e tij ndërsa i thonte me gjysmë zëri: “Nuk mundem të marr frymë”.

Oficeri i policisë Derek Chauvin është arrestuar dhe tashmë do të përballet me akuzën për “Vrasje të shkallës së tretë”.

Referuar kësaj ngjarje, Beyonce e nis komunikimin e saj live me thirrjen: “Duhet të kërkojmë drejtësi për George Floyd. Ishim të gjithë dëshmitarë të vrasjes së tij. Jam zemër thyer dhe ma ka shpifur ky sistem. Asgjë nuk mund ta mposhtë këtë dhimbje” thotë këngëtarja. “Unë nuk po flas sot vetëm me njerëzit me ngjyrë, apo të bardhët, jam e sigurtë se edhe ju kështu si unë, ndihemi të pashpresë nga racizmi në Amerikë sot” shprehet ajo.

Sipas këngëtares, ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në të shkuarën dhe nuk ka patur asnjë pasojë, për askënd. Ndaj sipas saj, ky është momenti për të reaguar dhe për të kërkuar drejtësi. Këngëtarja 38 vjecare i kërkoi fansave që të nisin edhe peticione në rrjetet sociale, për të ndryshuar të gjithë sistemin por edhe për të cuar deri në fund, nderin e George Floyd. /Fjala.al/k.b

Burimi: Mirror

Të fundit

Burrat kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për dhimbjen psikologjike të një zemre të thyer - libra, këngë dhe filma...

Videoja e liderëve ‘bebe’me ‘AI’në Samitin e Tiranës bën ‘namin’në mediat ndërkombëtare

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është...

Macron: Keni udhëheqje të fortë, jo se Edi është miku im por se ka rezultate

“Investoni në Shqipëri!” Ishte kjo thirrja e Presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar disa prej njerëzve më të pasur në botë të mbledhur në Samitin...

Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Bëje ti rinumërimin

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Kur kanë mbetur edhe 566...

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha: Denoncova vjedhjen e votave në Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me vizitën e tij në Bruksel gjatë Forumit të Bashkimit Demokrat. Berisha shprehet...

Lajme të tjera

Web TV