Përparim Kabo: Reforma Zgjedhore, një “vrimë në ujë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filozofi Përparim Kabo përmes një statusi në facebook ka reaguar lidhur me Reformën Zgjedhore dhe situatën në të cilën ndodhet politika shqiptare. Sipas Kabos, Reforma Zgjedhore është propaganduar  më shumë se ç’duhet dhe sipas tij ajo është vetëm një “vrimë në ujë”.

Postimi i plotë

Njerëz tregohuni vigjilent…Nesër mbaron afati i caktuar për atë që njihet si reforma zgjedhore. Por çfarë do të thotë të zgjedhesh në një shoqëri liberaldemokratike. Duke respektuar pluralizmin politik mes disa partive, ti si qytetar të votosh për programin e asaj force politike që të jep me shumë besim, optimizëm dhe garanci zhvillimi. Të zgjedhësh do të thotë që mes listës së kandidatëve të mundshëm për deputetë, ti si zgjedhës të votosh për atë që jep më shumë siguri me integritetin e tij moral dhe me pastërtinë e figurës, me kompetencën profesionale dhe me aftësitë ligjëformuese, më jetën e tij dhe humanizmin, me respektin ndaj vlerave dhe përkushtimin ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut. Të zgjedhësh do të thotë që ti si zgjedhës dhe bartës i sovraniteteve të dish kujt dhe pse do t’ja besosh sovranitetin tënd duke e votuar. Reforma zgjedhore aq shumë e propaganduar është deri më tani “një vrimë në ujë”, është një asgjë demokrtatike. Nëse sistemi mbetet po ai që kryetarët feudal të partive, të bëjnë listat dhe ne si të verbër të shkojmë pas 30 viteve pluralizëm dhe të votojmë për një sigël partie , atëhere mos kërkojmë nesër llogari te të tjerët por te vetja; përse ka korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim dhe grabitje të pasurive kombëtare dhe të pronave publike, por dhe atyre individuale. Mos themi pse ka varfëri, pse ka ikje nga atdheu, pse skemi këtë apo atë, pse shërbimet publike janë ku thërret qiameti dhe pse shkollat spitalet dhe garanictë sociale të jetës nuk sigurohen…Njerëz, sot …Nesër dhe pas votimeve është shumë vonë…Klasa politike ka një mirëkuptim mesvedi sepse ajo sundon nuk drejton, ajo pasurohet dhe do të fshehi pasuritë e paligjshme, ajo luan për interesat e saja dhe jo tonat. Nëse mbyllim sytë dhe gojën sot, nesër nuk do të jetë thjeshtë vonë, nesër do të jetë fataliteti ynë…Njerëz tregohuni vigjilentë. Shkruaj ne faqen tende te Facebook-ut…Une me kete sistem zgjedhor nuk votoj…!

Lexo edhe :  Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Pkabo 30 maj 2020  /Fjala.al/ k.b

 

 

 

 

 

Të fundit

SPAK lëshon 43 urdhër arreste/ Gazetarja zbardh detaje të bujshme nga megaoperacioni

Gazetarja Etleva Delia thotë se operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ku u lëshuan 43 urdhër arreste,...

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Duket se çështja e rrogës mbetet ende tabu për shumë njerëz, të cilët nuk duan ta ndajnë këtë informacion me kolegët apo miqtë. Ekspertët...

PAMJE SPEKTAKOLARE/ Rama: Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin, puna po përfundon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e Urës së Madhe të Kukësit mbi lumin Drin. Rama shprehet se projekti që aq shumë u diskutua tashmë...

Karamuça paralajmëron ‘tërmet’ në polici: SPAK ka lëshuar urdhër arresti për…

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar rreth 50 fletë-arrest për personazhe të njohura të botës së krimit, duke u konsideruar kështu si ndër operacionet më...

Operacioni i SPAK/ Gazetarja zbardh detaje nga dosja, akuza të reja ndaj 3 personave

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK në kuadër të asaj që njihet si dosja ‘Metamorfoza3’. Sipas gazetares  Klodiana Lala, ndaj Viktor...

Lajme të tjera

Web TV