Bamir Topi: Reforma Zgjedhore, mungesë transparence

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi është shprehur se në fund të Reformës Zgjedhore nuk do kemi asgjë.

Topi ka deklarur për “News24” se politika po merr në dorë fatin e zgjedhjeve.  Ndërkohë, lidhur me presidentin Meta, Topi u shpreh se ai po kryen detyrën e tij në mënyrë institucionale.

 “Jemi sot në situatën kur pas zgjedhjeve ka akuza. Parlamenti është kthyer në institucionin më të dobët historikisht. Janë futur në kullë, në mungesë të transparencës. Politika sot merr në dorë në mënyrë monopoliste fatin e zgjedhjeve. Janë futur, do respektojnë datën 31 maj, që të jenë në rregull edhe me ndërkombëtarët e në fund nuk do kemi asgjë. Presidenti Meta natyrisht ka thënë se reforma duhet të bëhet. Është munduar që të mbajë postin që ka, atë pozicion. Nga pikëpamja institucionale e lan veten në këtë pjesë. Përgjegjësinë e ka Këshilli Politik. Gjërat ama nuk po shkojnë mirë. Tashmë e tutje askush nuk duhet të ankohet më”, vlerësoi Topi.

Për Bamir Topin, kryetari de facto i Partisë Demokratike është ende ish-kryeministri Berisha.

“Nuk merrem personalisht me zotin Basha, por nuk shoh opozitë për një premisë për të qenë në pushtet. Edhe tek Reforma Zgjedhore, opozita po kënaq orekset e maxhorancës. Opozita bëhet me maxhorancën, në kohën që ka vjedhje votash. Basha thotë se jemi për maxhoritar për lista të hapura, kurse nesër del Berisha e thotë nuk e ndryshojmë sistemin e përfundimisht PD nuk bën asgjë. PD nuk drejtohet nga kryetari de jure, por kryetari de facto. Këtu nuk ka alternativë. Demokracia ka nevojë për të rilindur”, deklaron Topi. /Fjala.al/k.b

Të fundit

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV