Kosovë/ Loja me numra ministrish dhe takimi Thaçi-Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thuhet se do të takohen nesër pak pas mesdite.

Të dhënat janë bërë publike nga mediet kosovare. Madje ato i referohen një reagimi të kreut të shtetit i cili lë të kuptohet edhe orarin e takimin me Albin Kurtin. Por ajo që është interesante përveç asaj që pritet të diskutohet në këtë takim, është fakti i lojës që po bëhet mes palëve.

Presidenti kërkohet t`i lihet LDK-së e për pasojë, Kurti kërkon një ministri që ‘ia ka marrë Isa Mustafa. Duket se shifrat që janë ngërthyer në 6 me 4 për LDK-në, për ministra, nuk e kënaqin liderin e ri të Kosovës, i cili vjen me të drejtën e fituesit. Po ashtu edhe Thaçi nuk shkon pa pretendime në këtë takim.

Ai ka thënë se: “Unë e mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 janar në orën 15.00.

Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen, e mirëpres”, tha presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje në mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

Kurse Kurti, ditë më parë, ka thënë se do të takohet me Presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë.

“Mua vetëm LDK ma përcakton datën e formimit të qeverisë”- ka thënë ai. Përndryshe, para këtij takimi LDK do të mbaj dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në.

Lexo edhe :  “Pendohu qen”/ Veliaj: Zeni poqi 26 veta dhe nuk është i rrezikshëm për Olsi Banin

Mediat vendase kanë raportuar se VV tashmë i ka bërë një ofertë LDK-së, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar të Kuvendit, duke i ofruar LDK-së të marrë gjashtë ministri, kundrejt katër sa duhet të kishte Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së këtij pozicioni, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5 me 5 sa i përket ministrive. /Fjala.al/

Të fundit

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Historia dhe domethënia

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim...

Parashikimi i motit për sot, 8 mars 2025

Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që...

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët e tij do kërkojnë zëvendësimin...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Lajme të tjera

Web TV