Djali i Abaz Dogës, 65-vjeçarit i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ka deklaruar pas kamerave për news24, se ai kishte një marrëdhënie konfliktuale me të atin pasi ishte vënë në dijeni për veprimet e tij të pahijshme.
37-vjeçari, djali i Abazit, është shprehur se marrëdhënia mes tij dhe të atit ka qenë konfliktuale sa që ka shkuar deri në konfrontim fizik dhe çështja ka arritur deri në polici, ku i biri ka rrëfyer arsyen e konfliktit, por në mungesë të provave 65-vjeçari është lënë i lirë. Djali i Abaz Dogës gjithashtu ka treguar se i ka kërkuar autoriteteve të shkollës që ta pushojnë nga puna si roje 65-vjeçarin para një viti.
“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,- është shprehur ai.
Ngjarja:
Personi që shihni në fotot e siguruara nga Fjala.al është Abaz Doku, 65-vjeçari i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Policia e Tiranës ka pasur prej kohësh informacione se Abaz Doku abuzonte me të mitur, madje është shoqëruar disa herë në komisariat, por kanë munguar provat. Ndërsa vetëm ditët e fundit është arritur të sigurohen prova rreth ngjarjes dhe të arrestohej.
I pari që ka abuzuar seksualisht ka qenë i moshuari, i cili e përndiqte për një kohë të gjatë duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e shkollës emrin e saj dhe fjalë ofenduese për të, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin. Ai e ka filmuar dhe më pas ka vijuar shantazhi dhe më pas abuzimi seksual nga tre nxënës të tjerë të shkollës ku studionte vajza.
Të 4 abuzuesit përfunduan në pranga, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.//r.g/fjala.al