Shoferi i një kampioni cisternë është futur në mes të turmës së njerëzve që po protestonin pas vrasjes së George Floyd nga një polic, i cili i mori frymën duke i vendosur gjurin në fyt, dhe ka tentuar që t’i shtypë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën I-35W të Minneapolis ku kamioni ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim qytetarëve që ndodheshin aty.
Nga autoritet bëhet me dije se kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma, të cilët e kishin rrethuar raporton NBC NEWS.
Shofer i kampionit ishte 35-vjeçari Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës. Protestuesit e dhunuan deri në momentin që e dorëzuan te policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për të mbajtur situatën nën kontroll.
Shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për trajtim pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit. Motivet e shoferit nuk dihen, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtyp turmën që ishte mbledhur.k.t/Fjala.al/