“Zgjedhorja”/Përfundon takimi i Bashës me ambasadorët e ShBA-së, BE-së e Britanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar para pak minutash, takimi i krydemokratit, Lulzim Basha me ambasadorën e SHBA-së Yuri Kim,atë të BE-së Luigi Soreca dhe me ambasadorin britanik Duncan Norman.

Takimi nisi prej orës 15:00 në selinë blu dhe temë e diskutimit ishte reforma zgjedhore. Ky takim vjen një ditë pas dështimit të konsesusit mes palëve për ta mbyllur reformën zgjedhore brenda afatit të 31 majit.

Ende nuk dihen detajet se çfarë i kanë komunikuar diplomatët kryeopozitarit. Mëherët, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim reagoi përmes një postimi në Twitter e cila deklaroi se nuk duhet të këmbëngulin në gjëra të pazbatueshme dhe vendosjen e kushteve të reja.

Identifikimi biometrik, votimi elektronik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin disa nga pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë./E.B./Fjala.al

 

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV