Raporti për kanabisin/Meta: Një këmbanë alarmi që duhet të na zgjojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e përbashkët të Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA), ku paralajmërohej një rritje e kanabisit në vendin tonë ultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se ky raport është një këmbanë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni për shoqërinë.

Postimi i plotë:

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.” – shkruan Meta./E.B./Fjala.al

Të fundit

Konfliktet ushtarake, izraelitët anulojnë kontratat turistike në Shqipëri

Tentativa e resorteve pranë bregdetit shqiptar për të tërhequr turistë me potencial të lartë ekonomik duket se këtë sezon...

Bizneset e vogla, motori i punësimit/ Ja sa është rritur numri i të punësuarve këtë vit

Bizneset e vogla mbajne peshën kryesore të numrit të personave të punësuar në vend.Sipas të dhënave të Instat gjatë vitit 2024 në Shqipëri në...

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë...

S’ka më ishuj të veçuar, pesë drejtimet ku preket Shqipëria nga konflikti Izrael-Iran

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

A do të trondisë kriza e re në Lindjen e Mesme ekonominë botërore?

Nga Larry Elliott Tregjet financiare e kuptuan qartë mesazhin kur Donald Trump ndërpreu pjesëmarrjen në samitin e G7 në malet shkëmbore të Kanadasë këtë javë....

Lajme të tjera

Web TV