Në përpjekje për të evituar një dënim që mund të arrijë deri në dy vjet pezullim nga futbolli, Eros Grezda u përpoq të ulë gjakrat pas përplasjes fizike me një lojtar serb. Tani lojtari nga Gjakova që luan me kombëtaren shqiptare i ka kërkuar falje futbollistit Antonio Colak.
Grezda i ka kërkuar ndjesë publike lojtarit të Rijekës, duke i thënë se ishte nervoz dhe ajo çfarë u pa në parking pas ndeshjes së Kupës së Kroacisë mes Osijek dhe Rijeka, nuk duhet të ndodhte. (fjala.al)
“Jam më i ftohtë tani dhe nuk duhet t’a kisha bërë atë veprim. Ne duhet ta kishim zgjidhur problemin duke folur si njerëz, por unë isha nervoz në të të gjithë ndeshjen, kështu që dua të them më fal. Më pas ti vendos se cila është gjëja më e mirë”, i ka shkuar Grezda në Instagram – lojtarit serb Çolak.
Ky i fundit që e aprovoi menjëherë, rishpërndau mesazhin e Eros Grezdës, por duke shtuar diça nga vetja. (fjala.al). “Nuk kishte asnjë fjalë fyese në baza nacionale ose personale ndaj Grezdës. Diçka krejtësisht e ndryshme u botua në gazetë, supozoj me nxitjen e dikujt që i interesojnë konflikte të tilla” tha serbi.