Legjionarët/Dalin pamjet e sherrit, Grezda shpjegon ngjarjen pas ndeshjes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Osijeku i Eros Grezdës ishte afër kalimit në finalen e Kupës së Kroacisë, por përjetoi një zhgënjim të madh në fundin e ndeshjes kundër Rijekës, që përmbysi disavantazhin e dyfishtë, duke fituar 3-2 dhe është ajo që do të luajë në finalen e madhe kundër Lokomotivës së Zagrebit. Acarimi te miqtë ka qenë i madh sipas mediave kroate dhe Eros Grezda nuk është përmbajtur aspak.

Gjakovari i Osijek dhe kombëtares shqiptare, i cili luajti 62 minuta gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar, ka goditur me grusht Antonio Colak të Rijekës në fundin e ndeshjes. “Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave për atë që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan”, – ka deklaruar ai për faqen zyrtare të Osijekut në Internet.

“Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, – ka vijuar ai. – Nuk është e lehtë të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të ruajmë qetësinë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda personale dhe kombëtare, qoftë si njeri, qoftë si sportist, jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj.”

Sipas medieve kroate, ngjarja është raportuar nga delegati i takimit, Ivan Smokrovic, dhe ka ndodhur në parkingun e stadiumit. “Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese, – ka deklaruar Grezda. – Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci dhe i përmbush detyrimet e mia si qytetar.”

“I paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare, – ka vijuar ai. – Do të marr të gjitha hapat ligjorë për të mbrojtur veten dhe nderin tim.” 25-vjeçari rrezikon shumë dhe pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë, në media kanë dalë edhe pamjet e incidentit, të siguruara nga kamerat e sigurisë së parkingut të stadiumit, që mund t’i shikoni më poshtë.

Të fundit

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën,...

Fluturoi gjithë jetën pa biletë, tani e presin 30 vite burg

Pasi rezervoi më shumë se 120 fluturime falas duke u paraqitur si punonjës i një linje ajrore, një juri javën e kaluar e shpalli...

Dyshime për tren bullgar, KAS hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit. Sipas vendimit,...

Sezoni turistik në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Janë rritur prenotimet!

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmëritë janë të tilla. Dredha ka komfirmuar se tashmë...

Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën pas sulmeve në Iran

Izraeli ka urdhëruar mbylljen e ambasadave në mbarë botën pas sulmeve në shkallë të gjerë të zhvilluara nga Izraeli kundrejt Iranit. Në publikimet e hedhura...

Lajme të tjera

Web TV