Zhbllokohet “zgjedhorja“/Ndërkombëtarët shtojnë presionin për një marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma  Zgjedhore do të ketë një shans tjetër sot, pas dështimit të tryezës së 31 majit. Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar ka ndikuar për një tryezë të re të Këshillit Politik.  

Opozita ka kërkuar dje një mbledhje tjetër të Këshillit Politik, pas dështimit të tryezës së 31 majit, ku palët nuk arritën dot konsensus, pavarësisht ndërhyrjes së ambasadës amerikane. Ka qenë sërish faktori ndërkombëtar ai që ka nxitur këtë lëvizje të opozitës, e cila erdhi pas takimit të kryetarit Lulzim Basha me ambasadorët e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi dje për mosdakordësinë e palëve në Këshillin Politik, duke dërguar një mesazh të hapur për opozitën, që të mos vendosë kushte të reja.  Ambasadorja Kim u shpreh se palët tashmë e kishin një afat, i cili u tejkalua, prandaj ajo bën thirrje që palët “të ndalojnë të insistojnë në pozicione jo të zbatueshme dhe /ose vendosjen e kushteve të reja”.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht  të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat, më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni në pozicione jo të zbatueshme dhe/ose vendosjen e kushteve të reja. Koha për ta mbajtur fjalën tuaj te qytetarët e Shqipërisë.”- u shpreh Kim.

Po ashtu, mesazhi nxitës ka ardhur dhe nga BE, nëpërmjet ambasadorit, Luigi Soreca. Ai kërkoi menjëherë një marrëveshje në Këshillin Politik. Soreca thotë se ajo është e arritshme, dhe duhet patjetër tani, për të filluar negociatat. Soreca thotë se Reforma Zgjedhore duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, pasi ky është kusht i BE-së.

“Rregullimi elektoral, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në flamurin e Bashkimit Evropian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme, dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian, sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Soreca.

Një tjetër vend mik i ka nxitur palët që të gjejnë konsensus. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, tha se Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me kërkesat e ODIHR-it.

”Sot është dita për ta vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për ta çuar vendin përpara.” – theksoi ai.

Fill pas këtyre reagimeve, ka qenë opozita ajo që ka kërkuar një mbledhje të re të Këshillit Politik.

“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet  e përcaktuara në agjendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17:00.” – thuhet në kërkesën e firmosur nga Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së.

Lexo edhe :  LISTA / Primaret e PD-së, kush janë 22 kandidatët e qarkut të Elbasanit

Mazhoranca akoma nuk ka bërë komente të reja për dështimin e mbledhjes së 31 majit. As kryeministri Edi Rama nuk preferoi të komentonte për ngecjen e negociatave. Ai tha se “për Reformën Zgjedhore dhe dezinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe pa folur, pasi kemi bërë pjesën tonë, duke respektuar afatin 31 maj”.

Opozita: Jo kushte të reja

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Yuri Kim, duke thënë se kushtet e reja nuk u vendosën nga opozita, por nga mazhoranca. Vasili thotë se PS-ja ka vendosur kushte bllokuese të konsensusit, për të legjitimuar vjedhjen e votave. “Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për Reformën Zgjedhore. Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve të 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave”, shprehet numri dy i LSI-së. Petrit Vasili thotë se identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lirë nga vjedhjet janë aty prej javësh. “Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave. Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin. Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja, që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i Reformës Zgjedhore”, thotë Vasili.

Edhe Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, deklaroi se nuk ka asnjë kusht apo kërkesë të re nga opozita për Reformën Zgjedhore.

“Mazhoranca kërkon të shtjerë në dorë çdo aspekt të procesit zgjedhor. Ndërsa ne kërkojmë që partitë të heqin dorë nga disa privilegje dhe të shkohet drejt depolitizimit të zgjedhjeve. Mazhoranca kërkon që administrata e Edi Ramës të organizojë dhe zgjedhjet, dhe rezultatin ta nxjerrë siç i vjen me mesazh nga Surreli. Opozita nuk ka për të çeduar në qëndrimet e saj, kjo është e qartë”, – tha ai në një dalje televizive.

Për rolin e ndërkombëtarëve Kaso pranon se “interesi i tyre ka qenë i lartë për dialogun dhe gjetjen e konsensusit. Për këtë, ndërkombëtarët meritojnë një falënderim të madh, pasi janë garant që tryeza të mund të prodhojë konsensus. Nga ana tjetër, ata kanë ndjekur hap pas hapi gjithë procesin e deritanishëm të tryezës. Ne e kemi vlerësuar gjithmonë qëndrimin e tyre konsultiv, pasi kanë vullnetin t’i shtyjnë palët drejt konsensusit. E shohin edhe ata vetë në tryezë, që kemi të bëjmë me mungesë konsensusi nga pala tjetër. Tërheqja e konsensusit në një moment të rëndësishëm minon dhe bllokon procesin.”

Data 2 qershor mund të jetë një datë që do të shënohet në kalendarin e marrëveshjeve politike për kodin zgjedhor, nëse tryeza e sotme e Këshillit Politik do të arrijë t’i konvergojë palët në një dokument final për reformën zgjedhore./Fjala.al

Të fundit

A ka vend për alarm? Gripi i shpendëve shkakton viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara

Për herë të parë, një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdiq si pasojë e infektimit me gripin...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV