Vllaznia / Administratori Lici: Tanimë, mendjen vetëm tek synimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas miratimit të buxhetit, Administratori i Vllaznisë kërkon përqendrim nga skuadra. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, Vllaznia është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas. Dhe pas miratimit të premten e shkuar të buxhetit, Administratori i Klubit të Futbollit “Vllaznia”, Suad Lici, tanimë bën thirrje për punë të shtuar nga gjithkush, në drejtim të arritjes së synimeve në pjesën e mbetur të sezonit.

Me miratimin të premten, nga ana Këshillit Bashkiak të Shkodrës të buxhetit prej 130 milionë lekësh për Vllazninë, duke se është rikthyer më në fund qetësia për kuqe-blutë e futbollit, pas një jave të shkuar të turbulluar nga bojkoti i lojtarëve. Për këtë arsye, administratorit të Klubit të Futbollit “Vllaznia”, Suad Lici, tanimë bën thirrje për përkushtim nga të gjithë. “Financat tanimë janë siguruar, ndonëse Vllaznia ka qenë gjithmonë korrekte në këtë drejtim dhe tanimë ne na del për detyrë të vëmë të gjithë forcat në drejtim të arritjes së synimeve në pjesën e mbetur të sezonit”, – ka thënë ai.

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Lici ka deklaruar se shpreson që skuadra ta gjejë sa më shpejt ritmin e saj.

“Që të jemi realistë, duhet të pranoj që pres që ndeshja e së mërkurës, të jetë e vështirë në aspektin fizik, por në ndeshjet që do të vijojnë unë pres që skuadra të jetë në nivelin e duhur”, – ka pohuar Administratori i Vllaznisë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, Vllaznia është mysafire në Vlorë, për t’u ndeshur me Flamurtarin vendas./Fjala.al/

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV