Kryeredaktorja e Vogue: Joe Biden të vijojë garën, të zgjedhë një zv.presidente grua dhe me ngjyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Redaktorja e revistës “Vogue” Anna Wintour ka një kërkesë publike për Joe Biden, rivalin e Trump në garën për presidencialet e muajit nëntor: Të zgjedhë një grua me ngjyrë si zëvendës-presidente të tij, duke i bërë thirrje kështu demokratëve që ta peshojnë mirë këtë ide dhe të mendojnë për një kandidaturë të fortë.

Kështu amerikanët do të votojnë më shumë për Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Wintour, një nga gratë më me influencë në industrinë e modës, kryeredaktore e Vogue që prej vitit 1998, thotë se përmes këtij shkrimi ka folur me mijëra amerikanë, të klasës së mesme të vend, të cilët prej 7 ditësh po protestojnë kundër racizmit dhe brutalitetit policor raporton Daily Mail.

“Shenjat e ndarjes, zemërimit dhe kaosit në vendin tonë na kanë thyer.Dhe ne kemi një president të pacipë që duket se është i zoti vetëm të bërë deklarata urrejtje, ndarjeje dhe po i kthen amerikanët kundër njëri tjetrit”-shkruan Wintour në revistën Vogue.

“Joe Biden foli qartë për ndjenjat e tij për vdekjen e George Floyd por duhet të bëjë më shumë se kaq: Duhet të vijojë garën e tij, të ngrejë zërin dhe të bëhet lider i këtij vendi, lideri për të cilin kemi dëshpërimisht nevojë” thotë kryeredaktorja e revistës Vogue. Më herët vetë Biden ka deklaruar se krahu i tij i djathtë në krye të Shtëpisë së Bardhë do të jetë patjetër një grua. Aktualisht ai është në bisedime me senatoren e Minesotës Amy Klobuchar.k.t/Fjala.al/

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV