Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se kjo qeveri e re do të jetë me mandat të plotë dhe jo një qeveri tranzitore.
”Ne po punojmë që Kosova të ketë një qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë.
Në qoftë se subjektet politike në Kuvend dhe LDK në vazhdim të punës së kësaj qeverie shikon ndonjë interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit, edhe me subjekte të tjera politike në parlament.
Ne nuk e konsiderojmë si qeveri tranzicioni. Ne e konsiderojmë si qeveri me mandat të plotë, e cila merr detyrat në bazë të asaj çfarë kushtetuta e Kosovës parashikon,’‘ tha ndër të tjera Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së./l.m/Fjala.al