Vrasja e afro-amerikanit që po “hedh në erë” Amerikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua të hënën se do të rikthejë rendin në rrugët amerikane, duke përdorur ushtrinë, nëse dhuna e përhapur dhe plaçkitjet nuk shuhen.

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 140 qytete të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së një personi me ngjyrë, George Floyd, nga një polic në Minneapolis, Minnesota. Të paktën gjashtë persona, mes tyre edhe policë, janë vrarë gjatë këtyre protestive përmes të cilave shfreu zemërimi dhe pikëllimi për vdekjen e pamëshirshme të afro-amerikanit. Mijëra njerëz u dyndën rrugëve gjatë javës së kaluar duke kryer akte vandale, plaçkitur dhe duke shtënë me armë zjarri. Edhe pse ish-oficeri, që I vendosi gjurin në qafë 46-vjeçarit, u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, protestuesit kërkojnë arrestimin e oficerëve të tjerë të përfshirë. Edhe pse ka pasur shfaqje solidariteti në mbarë SHBA-në dhe shumë policë kanë marshuar së bashku me protestuesit, manifestimet për vdekjen e George Floyd janë përshkallëzuar ndjeshëm. Të hënën, shtetrrethimi i vendosur nga guvernatori Andrew M. Como në Nju-Jork nuk bëri asgjë për të ndaluar grabitjen e dhjetëra dyqaneve dhe shkatërrimin e qindra vitrinave. Në Dallas, protestuesit u arrestuan dhe u akuzuan për bllokimin e një autostrade duke marshuar në urën Margaret Hunt Hill. Shefi i policisë në Louisville u pushua nga puna, pasi një pronar restoranti u vra kur oficerët e policisë dhe trupat e Gardës Kombëtare qëlluan drejt protestuesve. Në Austin, Teksas, shefi i policisë konfirmoi gjendjen kritike të një protestuesi me ngjyrë, i cili u qëllua në kokë nga oficerët. Në radhët e të plagosurve ka policë nga Shën Louis dhe Las Vegas.

Protestat filluan pas publikimit të pamjeve filmike të regjistruara më 25maj, ku oficeri Chauvin shihet duke i vënë Floyd-it gjurin në qafë për rreth tetë minuta, edhe pse ai i lutej të ndalej, sepse nuk mund të merrte frymë. Chauvin do të dale në gjykatë javën e ardhshme. Ndërkohë bashkëshortja, Kellie Chauvin, ish-miss Minnesota, njoftoi divorcin në të njëjtën ditë kur ai u akuzua për vrasjen e Floyd-it. Sipas autopsisë së kryer nga mjekë të punësuar nga anëtarë të familjes, Floyd vdiq jo vetëm sepse oficeri i vuri me forcë gjurin në qafë, por edhe sepse oficerët e tjerë ndihmuan në mbajtjen e tij poshtë. Kjo autopsy gjithashtu arriti në përfundimin se Floyd “nuk kishte asnjë problem mjekësor themelor që shkaktoi ose kontribuoi në vdekjen e tij.”Për sa i takon fatit të tre policëve, ata janë pushuar nga puna. Shefi i policisë së Minneapolis-it, Medaria Arradondo, kërkoi një hetim nga FBI-ja, pasi videoja dëshmoi se raporti i policëve lidhur me arrestimin e Floyd-it nuk ka aspak lidhje me atë se çka ka ndodhur në të vërtetë. Po në të njëjtën ditë, qindra protestues u dyndën në mbrëmje në rrugët e Minneapolis-it. Disa demonstrues vandalizuan automjetet e policisë me mbishkrime dhe shënjestruan zonën ku banonin policët që ushtruan dhunë mbi Floyd-in. Protestat vijuan edhe në ditët pasuese. Oficerët përdorën gaz lotsjellës dhe qëlluan me plumba drejt turmës. Disa biznese, përfshirë restorantet dhe një dyqan automjetesh, u vunë në zjarr. Në videot e shpërndara në mediat sociale vihen re njerëz duke marrë sende nga dyqanet e dëmtuara. Policia mbylli përkohësisht një pjesë të rrugës në Memfis. Ndërsa në Los Angeles qindar protestues u kthyen në zonën e qytetit për të marshuar rreth qendrës. Një grup demonstruesish u shkëput nga marshimi dhe bllokoi autostradën.

Të enjten guvernatori Tim Walz aktivizoi Gardën Kombëtare në Minnesota. Urdhri erdhi pasi qyteti kërkoi ndihmë nga vandalizmi dhe zjarret që shpërthyen gjatë demonstrative dhe deklaratës së Departamentit të Drejtësisë, se një hetim federal është një përparësi kryesore për vdekjen e Floyd-it. “Të jemi të qartë”, thaWalz. “Situata në Minneapolis nuk është më, në asnjë mënyrë, për vrasjen e George Floyd-it. Bëhet fjalë për sulmin ndaj shoqërisë civile, nxitjen e frikës dhe përçarjen e qyteteve tona të mëdha.” Të premten presidenti Donald Trump u dha një ultimatum protestuesve të Minneapolis-it dhe deklaroi se po e detyrojnë të përdorë ushtrinë për shtypjen e trazirave. Në twitter, Trump i quajti protestuesit “banditë” dhe tha: Kur plaçkitjet fillojnë, edhe të shtënat fillojnë! Ai kritikoi gjithashtu kryetarin demokrat të qytetit. “Nuk mund të qëndroj prapa dhe të shikoj që kjo të ndodhë në një qytet të madh amerikan”, tha Trump. “Një mungesë e plotë e udhëheqjes ose kryetari shumë i dobët i së majtës radikale, Jacob Frey, do të sjellë qytetin nën kontroll, ose unë do të dërgoj Gardën Kombëtare dhe do të bëj punën e duhur.”Në netët që pasuan, më shumë protesta shpërthyen në të gjithë vendin. Qindra demonstrues u dyndën në rrugët e Atlantës, duke lënë pas dritare të thyera. Disa u ngjitën sipër logos së madhe dhe të kuqe të kompanisë prestigjioze mediatike, CNN, si dhe shënuan mesazhe me llak mbi të. Protestuesit u përleshën gjithashtu me policinë në Brooklyn dhe Manhattan. Mijëra marshuan në demonstrate përpara se të ndaheshin në protesta më të vogla e të dhunshme. Disa njerëz hodhën shishe dhe mbeturina ndaj oficerëve, të cilët u përgjigjën me arrestime. Në Uashington, një turmë u mblodh jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke bërë që shërbimi sekret të mbyllte përkohësisht ndërtesën. Në Detroit, një 19-vjeçar u vra kur dikush hapi zjarr në një turmë demonstruesish. Frey u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. “Ajo që filloi si protestë kryesisht paqësore për George Floyd-in është kthyer në plaçkitje të plotë dhe terrorizëm të brendshëm në rajonin tonë”, tha ai në twitter. “Tani ne po përballemi me supremacistët e bardhë, anëtarët e krimit të organizuar, nxitësit jashtë shtetit e, ndoshta, edhe me aktorët e huaj për të shkatërruar dhe destabilizuar qytetin dhe rajonin tonë”, tha ai.

Lexo edhe :  “Duhet me prit për superbashkimin”, Spiropali: Kur s’ke pulën do hash shpend tjetër

Zoti Trump kërcënoi sërish me vendosjen e ushtrisë në shtetetet ku guvernatorët dhe kryetarët nuk mund ta sjellin dhunën dhe plaçkitjen nën kontroll. “Nëse një qytet ose një shtet refuzon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre,” tha zoti Trump, “atëherë unë do të vendos ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta.” Ai theksoi se administrate është plotësisht e përkushtuar që drejtësia për Floyd-in dhe familjen e tij të vihet në vend. “Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar. Viktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës në komunitetet tona më tëvarfra, dhe si president i tyre unë do të luftoj për t’I mbajtur ata të sigurt. Unë do të luftoj për t’ju mbrojtur”, tha Trump.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes, diku mes 600 dhe 800 anëtarëve të Gardës Kombëtare nga pesë shtete po dërgohen në Uashington, për të ofruar ndihmë në ruajtjen e sigurisë. Ky kontingjent trupash ndodhet tashmë në terren. Por a mund të ndërhyjë ushtria? Sipas aktit të epokës së Luftës Civile, “Posse Comitatus Act”, trupave federale nuk u lejohet të kryejnë operacione të brendshme të zbatimit të ligjit, si arrestime, konfiskim të pronave ose kontroll të njerëzve. Në raste ekstreme, megjithatë, presidenti mund të përdorë Aktin e Kryengritjes (Insurrection Act), gjithashtu nga epoka e Luftës Civile, i cili lejon përdorimin e trupave ose Gardën Kombëtare për zbatimin e ligjit. Zyrtarët thane që një pjesë e Gardës Kombëtare në Uashington do të jetë e armatosur.

Vrasja e afro-amerikanit është ngjarja e fundit që ka ndezur zemërim të thellë për vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia amerikane, e cila është prej dekadash nën akuza për racizëm. Vdekja e Floyd-it vjen pas vrasjeve të profilit të lartë të afro-amerikanëve Michael Brown në Ferguson, Eric Garner në Nju-Jork dhe disa figurave të tjera që kanë drejtuar lëvizjen “BlackLive Matter”./Fjala.al

Të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë/ Të reflektojmë mbi vlerat e njerëzimit

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. “Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë...

“Gëzuar Krishtlindjen”/ Rama zgjedh mënyrën e veçantë për të uruar besimtarët e krishterë

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes, me një mënyrë të veçantë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka ndarë me...

Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, duke synuar përfshirjen e të rinjve në trajnimet bazë ushtarake....

Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter tronditi pas mesnate rajonin Catamarca, në veriperëndim të Argjentinës. Lajmi u konfirmua nga...

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ “Notre-Dame de Paris” pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet, me ceremonitë tradicionale të Lindjes...

Lajme të tjera

Web TV