Kurti shkon në zyrë të Thaçit, pritet mandatimi i kryeministrit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti i ka refuzuar presidentit Thaçi, dy ftesa brenda ditës. Por të hënën Presidenti i Kosovës pritet ta mandatojë Albin Kurtin si kryeministër.Disa letra radhazi janë shkëmbyes për t’u dakorduar për një takim.

Dhe kështu presidenti i  Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, pritet që më në fund të takohen ditën e hënë.
Thaçi ka deklaruar se do ta presë fituesin e zgjedhjeve më 6 janar në zyrën e tij, duke ia caktuar orën 15:00.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, për “T7” kanë konfirmuar se takimi mes Thaçit e Kurtit do të ndodhë ashtu siç ka theksuar edhe kreu i Vetëvendosjes, në letrën e dërguar presidenti.

“Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se me datën 6 janar në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takoheshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi”, kanë thënë Zyra për Shtyp e Vetëvendosjes.

Ndërkohë, një takim po aq i rëndësishëm do të zhvillohet të hënën në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fillimisht mblidhet kryesia e kësaj partie, e më pas edhe grupi parlamentar.
Gjithë këto takime po ndodhin pas zhvillimeve në seancën konstituive të fund vitit të kaluar, kur Glauk Konjufca u zgjodh kryetar kuvendi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende, as pas tre muajsh, nuk kanë arritur të merren vesh për një koalicion  bashkë-qeverisës.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV