Kavajë/ Ushtronin prostitucion në hotel, pranga pronarëve dhe 5 punonjëseve të seksit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 7 muajsh hetim goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Policia bën me dije se janë arrestuar B.Gj 61-vjec dhe F.H, 58-vjec, pronarë hotelesh në zonën e njohur si ‘Bishti I Zhurit’, në Rrogozhinë.

Në pranga gjithashtu kanë rënë dhe 5 punonjëse seksi të identifikuara me inicialet, M. M., D. M., G. D., Q. R.V. M. Gjithashtu në flagrancë është arrestuar edhe një qytetar me iniciale R.L i cili ishte duke kryer marrëdhënie me një nga punonjëset e seksit.  Polica ka sekuestruar  370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një auto-veturë.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhuri”. Operacioni pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin.

Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

Lexo edhe :  Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një auto-veturë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV