Avdullah Hoti: Nuk ka marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar sot gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend se nuk do të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

Hoti u shpreh se dialogu i udhëhequr nga  ndërkombëtarët do të mbetet prioritet, por pavarësisht kësaj ai nuk do lejojë asnjë plan apo projekt për shkëmbim territoresh.

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, deklaroi Hoti.

Duke folur për prioritetet, i mandatuari për kryeministër tha se së bashku me partnerët e tjerë qeverisës do të kujdesen edhe për prioritetet e tjera si forcmimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik, marrja e përgjegjësive kushtetuese për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përfshirje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Fjala.al/

Të fundit

Balla takim me emigrantët në Toronto/ Për momentin më të mirë se ne nuk ka!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në...

Fevziu shkon në xhaminë e shqiptarëve në Damask (VIDEO)

“E paaaaaabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar...

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, reagon Memolla: Jam kryebashkiak i Rrogozhinës derisa…

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Mmeolla ka deklaruar se do të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme per dënimin e tij me 1...

Zërat e merkatos për kalimin tek Reali, flet Kimmich: “Nuk do të komentoj çdo tre ditë”

Kohëve të fundit Joshua Kimmich është përfolur shumë për një kalim të mundshëm te Real Madrid. Për këtë temë foli vetë mesfushori i Bayernit,...

Shkrumbohet “beach-bari” në plazhin e Lukovës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të 21 Janarit...

Lajme të tjera

Web TV