Parlamenti miraton rezolutën: 5200 trupat amerikane të largohen nga Iraku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas goditjes ajrore që solli vdekjen e gjeneralit iranian Soleimani, parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për dëbimin e personelit ushtarak amerikan.

Rezoluta parashikon përfundimin e qëndrimit të prezencës së huaj ushtarake në vend dhe si objektiv kryesor ka largimin nga Iraku të 5200 trupave ushtarake.

Formalisht rezoluta i ka dhënë fund një marrëveshjeje mes të dyja vendeve që parashikonte që SHBA të ndihmojë Irakun në luftën kundër Shtetit Islamik.

Dokumenti në fjalë është miratuar një shumicë Shiite në Parlamentin iraken, ndërkohë që shumë përfaqësues të komunitetit sunit dhe kurdëve nuk u paraqitën në seancë.

Në SHBA sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u shpreh skeptik se forcat amerikane do të dëboheshin. Ai tha për rrjetin televiziv “Fox News” se “Uashingtoni ka besim se populli irakian dëshiron që SHBA-ja të qëndrojë”.

Të fundit

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Avokati i 14-vjeçarit që vrau shokun në Maliq: Autori shprehu pendesë

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati...

Lajme të tjera

Web TV