Xhoi Jaka: Mësuesia është mision, drejtori e mësuesja të shkarkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ditëve të fundit në kryeqytet, abuzimi i 15-vjeçares, ka marrë përmasa të mëdha.

Lidhur me përdhunimin ka reaguar edhe ish-mësuesja dhe një figurë jo pak e njohur e administratës shqiptare dhe rrjeteve sociale Xhoi Jaka.

Kjo e fundit shkruan drejt dhe mjaft e ashpër për dënimin që duhet të marr abuzuesi i të miturës.

Xhoi shkruan se drejtori i shkollës dhe mësuesja kujdestare e vajzës në Babrru të shkarkohen

 

Postimi i plotë

Një mësuese që nuk kupton një dramë të tillë tek njêra nga nxënëset e saj nuk duhet të meritojë titullin e lartë mësues.

Unë kam qënë mësuse gjimnazi dikur. Dhe nxënësit e klasës kujdestare konsideroja si fëmijët e mi.

Nëse një nxënes djalë apo vajzë e shikoja të trishtuar apo me lot në sy, ishte e pamundur të vazhdoja mësimdhënien pa zgjidhur hallin e asaj/atij e nëse nuk arrija ta zgjidhja plotësisht e delegoja tek drejtori ose prindërit.

Për çfarë i duhet spjegimi i kimisë ,fizikës apo letërsisë një fëmije që i pikon syri e shpirti lot nga dhimbja që i shkaktuan personat rreth e rrotull të përfshirë në krim ose mos- kallzim krimi.

Mësuesia është mision para se të jetë profesion.

Një mësues i papergjegjeshëm dhe i paaftë të ndihmojë nxënësit e tij nuk duhet kurrsesi të bëjë pjesë në një trupë mësimore,se do i marrë në qafë prindërit dhe nxënësit.

Ajo vajzë ka përjetuar dhunë prej kohësh e shkolla është përgjegjës për mbështetje, dhe ndërgjegjësim të prindërve për të bërë denoncim në kohën e duhur pa agravuar situata deri në pikën kur monstra 65 vjeçare ta trafikonte tek të rinjtë e lagjes .

Në zonat e ndërtuar rishtas për shkak të lëvizje demografike në vitet e demokracisë,si në babrru ,paskuqan apo kudo tjetër në hapsira periferike ku prindërit e tyre nuk kanë lidhje krahinore e farefisnore dhe popullata ka heterogjenitet,vajzat janë objekt i pedofilëve dhe trafikatëve të ndryshëm.sepse aty ka probleme ekonomike, sociale dhe kulturore,një minorene bie fare lehtë pre e dhunës e kthehet në viktimë.

Lexo edhe :  Seanca paraprake për Berishën/ “Partizani”, dëgjohet mbrojtja e të pandehurve të tjerë

Detyra parësore e një shkolle është që ti mbrojë nxenësit e saj nga dhuna e ardhur nga jashtë dyerve të saj,aq me teper kur dhunuesi ka qënë roje shkolle.

Si mundet një Drejtor të mos kuptojë që roja ka abuzuar me nxëneset minorene, për çfarë je aty ore ti drejtues institucioni, a e di ti që mos kallzimi i krimit është njësoj krim.

Tani është koha që prokurori i çeshtjes dhe oficerët e policisë gjyqsore të investigonjë dhe të vënë pas hekurave edhe ata që nuk e denoncuan këtë krim makabër dhe forca e ligjit të veprojë shumë ashpër …

 

 

gj.b/fjala.al

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV