Grabitet gjatë natës kopshti i fëmijëve në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kopshti i fëmijëve “Tafil Roli” në lagjen “Uznovë” në Berat është grabitur gjatë natës.

Institucioni që kujdeset dhe edukon fëmijët e vegjël mësohet të jetë vjedhur gjatë natës dhe hajduti ka hyrë në kopsht duke shqyer derën kryesore.

Pasi është konstatuar nga stafi herët në mëngjes se dera kryesore e kopshtit ishte shqyer, është njoftuar menjëherë policinë, e cila ka kryer edhe veprimet procedurale në ambient dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit “Tafil Roli”, Klementina Zhvata ka deklaruar se, pasi kanë parë derën e shqyer dhe se në kopsht mungonte një tapet dhe disa sende të tjera, kanë njoftuar policinë. Ajo shtoi se mësimi në kopsht vijoi normalisht, në përputhje të rregullores dhe protokollit të përcaktuar.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Fatet e kombit s’duhet të jenë pazare”, Gjikondi kritikon kërkesën e PD: Një kërcënim…

Kërkesa e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e pranverës dhe për aksesin në votim të qytetarëve pa kartë identiteti...

Edukatorja i dhunoi djalin, flet babai i 3-vjeçarit: Në darkë kur nusja i bëri dush…

Flet për herë të parë, Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit privat. Ai ka treguar se djali...

Zgjedhjet/ Faik Basha reagon ashpër: Berisha dhe Meta janë problemi kryesor i Shqipërisë

Si do të kandidojnë Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë më 11 Maj, a ka negociata mes tyre dhe cili do të jetë pozicioni...

Trump kërkon uljen e çmimit të naftës: T’i japim fund luftës në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, i cili ka premtuar se do të sigurojë dominimin e energjisë amerikane, po kërkon drejtpërdrejt ndihmë nga prodhuesit e huaj të...

Del FOTO, kush është edukatorja që dhunoi 3-vjeçarin brenda kopshtit privat në Tiranë

Personi që shikoni në foto është edukatorja Rudina Gërdani, e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në kopshtin privat “Gledis” në zonën e...

Lajme të tjera

Web TV