Parlamenti irakian kërkon tërheqjen e trupave ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi amerikan ndaj një gjenerali iranian afër Bagdadit, ka pasoja të mëtejshme politike në Irak. Parlamenti i Irakut i bëri thirrje qeverisë që t’i japë fund pranisë së trupave të huaja.

Parlamenti irakian në Bagdad miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e të gjitha trupave të huaja nga Iraku. Vendimi ka si objektiv kryesisht 5000 ushtarët amerikanë të vendosur në Irak. Angazhimi i koalicionit kundër IS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të marrë fund, u tha. Qeveria në Bagdad duhet të tërheqë kërkesën e saj katër vjeçare për mbështetje, thuhet në rezolutë. Rezoluta u mbështet nga shumica e deputetëve, të cilët mbajnë shumicën e mandateve. Shumë parlamentarë sunitë dhe kurdë nuk morën pjesë në seancë, me sa duket sepse janë kundër shfuqizimit të marrëveshjes.

Mazhoranca parlamentare plotëson me këtë hap kërkesën e kryeministrit Adel Abdel Mahdi. Ai e kërkoi këtë hap në seancën e parë të Parlamentit që nga sulmi i SHBA-së kundër gjeneralit iranian Ghassem Soleimani dhe një udhëheqësi shiit irakian. “Ne kemi dy mundësi: të përfundojmë menjëherë praninë e huaj ose të caktojmë një plan kohor për t’i dhënë asaj fund,” tha Abdel Mahdi.

 

Koalicioni pezullon luftën kundër IS

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka pezulluar mbështetjen për luftën kundër IS përballë tensioneve të fundit. Si arsye u paraqitën sulmet e përsëritura me raketa kundër bazave të forcave të koalicionit në Irak. Aleanca ushtarake bëri të ditur se irakianët do të vazhdojnë të marrin mbështetje dhe se ajo është e gatshme të rikthehet në luftën kundër IS në një kohë të mëvonshme.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë personelin e Aleancës, i cili i është kushtuar fitores kundër Shtetit Islamik”, u bë e ditur. Misioni tani është përqendruar në mbrojtjen e bazave, në të cilat janë vendosur forcat e koalicionit. Pezullimi i stërvitjes për forcat irakiane të sigurisë u njoftua të shtunën. Që nga fundi i vitit, sipas SHBA, ka pasur kundër bazave rreth një dyzinë sulmesh me raketa nga një milici shiite e mbështetur nga Irani

Lexo edhe :  Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Gjermania në pozitë pritjeje

Qeveria Federale e bën të varur vazhdimin e angazhimit të Bundeswehr-it në Irak nga dakordimi i qeverisë së Irakut. “Ne po e vëzhgojmë me vëmendje të madhe situatën në Irak. Dimë ende shumë pak.

Një gjë është e sigurt, megjithatë: ushtarët gjermanë mund të qëndrojnë në Irak vetëm kur qeveria iraniane e dëshiron këtë edhe më tej”, i tha Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) Rrjetit redaksional Gjermania.

Irani: Uashingtonit i mungon “guximi” për konflikt

Irani e ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit Donald Trump për sulme të SHBA ndaj 52 objektivave iraniane. Shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Abdolrahim Mousavi, dyshon që SHBA “ka guximin” t’i kthejë në realitet kërcënimet e saj, u bë e ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA.

Me deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara vetëm dëshirojnë të largojnë vëmendjen e publikut botëror nga “veprimet e tyre të neveritshme dhe të pafalshme”.

Trumpi pati paralajmëruar se disa nga objektivat e mundshme janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jadar Sarif shkroi në Twitter se çdo vendim për të goditur qendrat kulturore të vendit do të ishte një “krim lufte”.

Para kërcënimit të Trump-it për 52 objektivat iraniane, Garda Revolucionare Iraniane pati shpallur se 35 objektiva të SHBA ndodhen në rajon dhe qyteti izraelit i Tel Aviv ishte brenda rrezes së goditjes. Burimi: Deutsche Welle

Të fundit

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Lajme të tjera

Web TV