Halit Valteri: Listat e hapura i duan edhe 10 deputetë të PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës Halit Valteri deklaroi se topi nuk është në fushën e Lulzim Bashës sikur deklaroi ambasadorja amerikane, por opozitës në Kuvend për reformën zgjedhore.

Valteri theksoi se nuk e voton reformën pa u plotësuar dy kushtet, hapja e listave dhe miratimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE-së. Ambasadorët, tha ai duhet të flasin me opozitën në Kuvend që ka votat dhe jo atë të Lanës, referuar PD-LSI-së.

“Sot qeveria do 84 vota, nëse i merr kundër kësaj shkrese që kemi firmosur bashkë, atëherë ai deputet që voton është i blerë. Rudina Hajdari nuk ka në asnjë moment dyshimet për ndryshimin e sistemit. Mua nuk më kanë sjellë ndërkombëtarët në Kuvend. Ne nuk jemi kundër tyre. Ne kemi mandatuar tre kryetarët e grupeve, Myslim Murrizi, Nismet Musai dhe Edmond Stojku.

Nëse të huajt duan të bëjnë reformë, me këta tre zotërinjtë….ne kur vjen puna e ndryshimit të sistemit jemi bashkë. Ne kërkojmë që Kim dhe Soreca të ulen me ata që do u japin votat dhe jo me ata që nuk kanë asnjë votë. Hapja e listave është kusht i panegociueshëm. Letra e tundur e Kimit, është drejtuar Bashës, që do pushtet në tavolinë u trembet listave të hapura. Rama nuk i trembet kësaj, garon, ndërsa i vetmi njeri që i trembet listave është Basha. Unë Halit Valteri nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, nuk shkoj fare të votoj atë ditë.

Grupi parlamentar demokrat është 100% në këtë qëndrim. Votat janë në parlament jo te bregu i Lanës. Opozita nuk voton reformën nëse nuk hapen listat” tha ai. Por listat e hapura nuk i kërkon vetëm opozita parlamentare. Valteri u shpreh se janë edhe 10 deputetë të PS-së që e kërkojnë një gjë të tillë. “10 deputetë nga shumica më kanë shprehur mbështetjen për lista të hapura, i kanë shkuar edhe kryeministrit për këtë gjë. Hapja e listave është një ogur i mirë për shqiptarët”.

Lexo edhe :  Seanca e përbashkët e Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nis me himnet kombëtare

Në shtator do të jetë gati lëvizja e re politike e dalë nga grupi Demokrat në Kuvend që drejtohet nga Myslim Murrizi. Por cilët do të jenë figurat që do të afrohen? Valteri u shpreh se janë kontaktuar dhe ftuar të gjithë ata ish-drejtues degësh që Lulzim Basha i largoi.

“Ajo është një lëvizje demokratësh të vërtetë. Njerëz që e duan të djathtën, jo të lidhur me pazare, kanë peshë, janë ish-drejtues të PD-së në rrethe. Janë kontaktuar të gjithë ata kryetar partie që u hoqën në mesnatë nga Basha. Ftesa është bërë ‘hajde të punojmë të gjithë bashkë’. Grupi jonë përbëhet nga 11 deputetë, janë të gjithë ish-funksionar të PD-së.

Shpresoj që të jemi mirë, me Zotin para, në shtator lëvizja do të lancohet për publikun, për ata njerëz që duan një klasë të re politike. Ne jemi të djathtë, dhe do të kërkojmë një parti të djathtë, ne kemi vetëm një standard, të jesh i djathtë, me të kaluar jo kriminale dhe mos kesh qenë ish-sigurims. Edi Ramën e mban në pushtet Lulzim Basha me marrëveshjen e 17 majit. PD-ja po ndjek një program më të majtë se PS-ja. Ne do të bazohemi te besimi në Zot, familje dhe pronë”.

Në fund ai sqaroi se Rudina Hajdari nuk u shkarkua nga grupi, por u zëvendësua nga Murrizi, pasi mbante 4 detyra. “Zonjën Hajdari nuk e shkarkuam, pati një rrotacion me Murrizin. Hajdari mban 4 detyra të ndryshme dhe u diskutua nga grupi. Nëse Hajdari do të ishte kundër do të kishte ikur nga grupi. Debate ka pasur, por në fund Hajdari vendosi që të qëndronte në grup. Dje sikur shkoi Bylykbashi te PD-ja për reformen zgjedhore, Hajdari çoi SMS-ja dhe tha hajde që të diskutojmë”.

Të fundit

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin për politika të pakoordinuara që, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë pozitën e Kosovës. Ai theksoi se vendi ndodhet nën...

Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi edhe dje me akuza të ashpra kundër kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si një figurë të kapur...

Lajme të tjera

Web TV