Cristiano Ronaldo “boom”, fiton më shumë nga Instagram, sesa nga Juventus

CR7 fiton çdo vit nga Instagram, 14 milionë Paund më shumë sesa nga kontrata me Juventus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kush do ta mendonte se puna e tij “full time” do të ishte më pak e paguar sesa sponsorizimet. Në epokën e rrjeteve sociale, paratë lëvizin male të tërë, dhe Cristiano Ronaldo e ka kuptuar që në fillim. Ai fiton çdo vit nga Instagram, 14 milionë Paund më shumë sesa nga kontrata me Juventus. Kjo shifër është duke i “turpëruar” emra të tillë si futbollisti Lionel Messi dhe ikona e shoëbiz, Kylie Jenner.

Sipas një raporti të ri nga Buzz Bingo, superylli portugez ka ruajtur kurorën e tij si përfituesi më i lartë i faqes së mediave sociale.   Cristiano Ronaldo fiton më shumë në Instagram sesa fakti që luan për gjigantët në Serie A, Juventus.

35-vjeçari, i cili gjithashtu ka më shumë ndjekësit në Instagram me 222 milionë, mori 41.7 milionë Paund nga 43 postime të sponsorizuara në 12 muajt e fundit. Sa ironike kur kupton se Ronaldo mori 27.3 milionë paund nga paga e tij te Juventus, dhe këtu nuk futim reduktimet në lidhje me koronavirusin.

Gjatë vitit të kaluar ai promovoi Nike, parfumin e tij CR7 dhe madje një pajisje trajnimi EMS të quajtur ‘Sixpad’. Rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi, në vendin e dytë pasi postimet e tij të sponsorizuara mblodhën gjithsej 25.2 milionë Paund.

Të fundit

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij,...

Lajme të tjera

Web TV