Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi kanë nisur një takim kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së.
Ky takim ka në fokus zhvillimet politike, ndërsa ende nuk ka një kompromis për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët janë ulur në tryezë prej janarit pas një marrëveshje që solli ngritjen e këshillit politik mes opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës dhe opozitës parlamentare.
Ndërkohë dakordsia nuk është gjetur ende për depolitizimin e administratës zgjedhore.k.t/Fjala.al/