Protestat në Meksikë për vdekjen e një polici janë përkeqësuar shumë orët e fundit. Një oficeri policie i është vënë zjarri pasi u konfrontua me disa protestues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Guadalajara-s.
Videoja e incidentit është bërë virale në internet dhe tregon një grup oficerësh policie në motoçikleta që konfrontohen me protestuesit. Në një moment, një i ri i maskuar e me syze dielli lëshon lëng të djegshëm në kurrizin e policit dhe i vë zjarrin.
Meksika është përfshirë nga një valë protestash që prej vdekjes Giovanni Lopez, 30 vjeçarit që vdiq disa orë pas arrestimit, prej dhunës së dyshuar të policisë. Vëllai i tij kishte publikuar një video ku tregohej dhuna e ushtruar nga policia gjatë arrestimit të Lopez.
Sipas raportimeve Lopez ishte ndaluar vetëm sepse nuk po mbante maskë në publik, por autoritetet e kanë mohuar. Rrethanat janë ende nën hetim.
Rikujtojmë se kjo ngjarje po ndodh në një kohë kur protestat kundër brutalitetit të policisë po zhvillohen në shumë vende të botës, që kanë përmendur secila viktimat e tyre./Fjala.al/k.l