Në pranga drejtuesi i policisë/Abuzoi me një vajzë në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme është denoncuar një tjetër rast abuzimi. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Njoftimi i plotë

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

 

 

 

gj.b/fjala.al

 

Të fundit

Si të trajtoni rrudhat me metodën e kanellës dhe mjaltit! Ja përfitimet që sjell

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin...

Importoni edhe votues…

Nga ARTUR AJAZI Sali Berisha ka prezantuar paraditen e të hënës si “kryekëshilltarin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit Chris LaCivita”. Amerikani...

Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri,...

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Gjykata e posacme ka shpallur te pafajshem kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro. Eduard Duro u mor pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe...

Çfarë duhet të presim nga qeveria “Kurti 3”?

Nga Spartak Ngjela Po ne shqiptarët sot, me dy shtete shqiptare që kanë ardhur në histori pas një lufte të gjatë për mbijetesë - në...

Lajme të tjera

Web TV