Zgjedhjet/Bardhi-Ramës: S’i fshihesh dot kushtit të BE për dënimin e hajdutëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së kryeministrit Rama se marrëveshja e djeshme tregoi se humbja e PD-së në vitin 2017 konfirmoi se nuk kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi i ka kujtuar kreut të qeverisë përgjimet e gazetës gjermane “BILD” dhe thotë se për zgjedhjet e vitit 2017 Rama nuk ka për t’i shpëtuar kushtit nr.5 të BE, ai për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të votave.

Sipas Bardhit, marrëveshja e djeshme për kodin e ri, i çmontoi Edi Ramës kapjen e komisioneve zgjedhore.

Postimi i plotë në Facebook:

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë! ✌️#ditëmëtëmira

/E.B./Fjala.al

Të fundit

Nietzsche, “vdekja e Zotit” dhe morali

Nga Kaon Serjani Ka shumë arsye pse dikush do të nxitej të ndërmarrë një hulumtim mbi idetë filozofike të mendimtarit...

Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin

Ky ilustrim edhe me foto është vetëm për votuesit nga jashtë, sidomos për ata që u është refuzuar më parë PER. Nëpërmjet postimit në...

Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot, duke u bërë partia e...

U paraqit në SPAK, Tom Doshi tregon arsyen: Normale të të thërrasë prokuroria

Tom Doshi u thirr këtë të hënë në SPAK. Pasi daljes, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke treguar edhe arsyen...

Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e...

Lajme të tjera

Web TV