“Do vazhdojmë të jemi zëri juaj”, Basha takim me bizneset e vogla në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me bizneset e Njësisë 9 në Tiranë.

Të gjithë pronarët e bizneseve të vogla, me të cilët u takua kryetari Basha pohuan rënien drastike të konsumit. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- u shpreh pronarja e një lokali.

“Është fshehur leku” –tha një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam pasur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- u shpreh pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Kryedemokrati theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset.

“Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj biznesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anulimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha Basha.

Ndërsa kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe i ka vjedhur më shumë.

“E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatura e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qiranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimentuar. Kam një vit që jap qira kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- vijoi ai.

Lexo edhe :  Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’! Do jemi opozita e vërtetë në parlament

Duke parë kushtet aktuale pa asnjë ndihmë ose me një ndihmë të pamjaftueshme nga qeveria, parashikimi që bëjnë vetë bizneset nuk është aspak i mirë.

“Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojmë. Drejt falimentimit çdo gjë.”-tha pronarja e një dyqani të vogël.

“Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qira, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha Bashës një tregtar materialesh ndërtimi, ndërsa një tjetër vuri në dukje edhe pengesat e reja në rrugë nga bashkia, që pengojnë klientët në dyqane.

“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjisë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes...

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Janë raportuar shtatë vatra, dy prej tyre ende aktive

Temperaturat e larta kanë sjellë aktivizim të vatrave të zjarreve në vendin tonë. Sipas një informacioni që jep ministri e Mbrojtjes, nga të dhënat...

“Do mbështesim popullin iranian”/ Putin pret delegacionin nga Teherani, dënon SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, në Moskë të hënën, ndërsa forcat izraelite vazhduan të godasin...

Al Hilal “çmendet” pas Osimhen, gati ofertën e jashtëzakonshme për sulmuesin nigerian

Victor Osimhen është rikthyer në Nigeri për t’u çlodhur. Midis mbrëmjeve me miqtë, punës bamirëse dhe vizitave në qytetet e tij të fëmijërisë, sulmuesi vazhdon...

Vuçiq: Serbia e ka ndalur eksportin e armëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 23 qershor se Serbia "nuk është duke eksportuar" më armë. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV