Nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore, ja si do procedohet në kushtet e pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 31 mijë nxënës do të nisin ditën e nesërme, 8 qershor 2020, në orën 10:00 provimet e Maturës Shtetërore, i cili do të zgjasë plot dy orë.

Këto provime do të zhvillohen nën masa të larta sigurie, ndërsa testi i parë të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj.

Pandemia e koronavirusit dhe masat mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës kanë bërë që këtë vit çdo shkollë të kthehet në qendër provimesh. Tezat dhe kohëzgjatja e provimeve të maturës 2020  janë të kushtëzuara nga situata e pandemisë.

Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa, ndërsa përmban 60 pyetje gjithsej. Ndërsa të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

Këtë herë edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Më e rëndësishmja e këtij procesi është fleta e përgjigjeve pasi do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik.

Duhet theksuar se vështirësia e Maturës Shtetërore do të jenë të shkallëzuara sipas nivelit të nxënësve., 40% të pyetjeve janë për nivelin e 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që do të ndajnë nxënësit e 9-s nga ata të 10-s.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Lajme të tjera

Web TV