Maqedonia e Veriut shënon mbi 3 mijë të infektuarve dhe 153 viktima nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat e të prekurve dhe viktimave të koronavirusit vijojnë të rriten çdo ditë e më shumë në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj ka njoftuar për 111 raste të reja me Covid-19 si dhe për dy të vdekur në 24 orët e fundit.

Këto të dhëna i referohen testimit të 853 mostrave në 24 orët fundit, ndërsa viktimat janë një grua nga Struga e moshën 53 vjeçe dhe një burrë nga Prilepi i moshës 80-vjeçare.

Në  Shkup janë regjistruar 63 raste të reja, në Kumanovë 11, Shtip 12, Koçan 9, Tetovë 8, Veles 3 dhe nga 1 në Ohër, Gostivar dhe Kriva Pallankë. Shkupit vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me 1 264 raste ndërsa brenda qytetit, komuna e Çairit është me numrin më të lartë, me 125 të infektuar.

Më  tej është bërë me dije se numri i personave të shëruar në këtë vend ka shkuar në 6 persona. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 36,325 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 3 025 prej tyre, kanë humbur jetët 153 persona, 1,646 janë shëruar kurse 1 226 raste ende janë aktivë, raporton Rel.

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi nga e premtja janë në izolim të plotë që do të vazhdojë deri të hënën në 05.00. Ministri e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për mosrespektim të orës policore janë ndaluar 386 persona, të cilët do të përballen me procedura kundërvajtëse.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV