“Kjo është shtëpia ime modeste”… Aubameyang tregon “sarajet” luksoze

Futbollisti nga Gaboni, lejoi kamera në shtëpinë e tij në episodin e fundit të MTV Cribs

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i skuadrës së Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang u ka dhënë fansave të Gunners një pasqyrë të jetës së tij të luksit. Futbollisti i skuadrës londinezëe mikpriti rrjetin MTV për një tur të thelluar rreth shtëpisë së tij mahnitëse, duke treguar dhe dhomën e madhe të lojërave të fëmijëve, e madje dhe atë të lojërave të tij elektronike.

Futbollisti nga Gaboni, lejoi kamera në shtëpinë e tij në episodin e fundit të MTV Cribs. 30-vjeçari u dha shikuesve një pamje unike të prapaskenave në jetën e tij në shtëpi – dhe zbuloi se fëmijët e tij nuk janë të përjashtuar nga mentaliteti i tij fitues as gjatë ndeshjeve të vogla në kopsht, kur nuk ka rëndësi fitorja.

Turi për shikuesit e MTV filloi me sallën e madhe të lojërave të fëmijëve të tij, Curtys dhe Pierre. Ai me shaka e përshkroi hapësirën, si ‘dhoma më e çmendur në shtëpi’. ‘Mbaj mend kur isha i ri nuk kisha shumë hapësirë. Unë jam një djalë që dëshiron më të mirën për ta, kështu që përpiqem t’u jap atyre sa më shumë hapësirë ‘ tha sulmuesi i Arsenal.

Pjesë e banesës luksoze të futbollistit, është dhe një dhomë lojërash elektronike ku ai kalon orë të tëra, në veçanti me turne virtual ku ndeshet me lojtarët e tjerë të Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.

Pamjet e MTV u zhvendosën edhe  në kuzhinën luksoze dhe moderne të yllit të ish-Borussia Dortmund. Nëna e tij e dashur Margarita u prezantua, përpara se Aubameyang të zbulonte sasinë e madhe të produkteve në frigoriferin e tij. “Pa gjithë këtë ushqim nuk mund të jem një superhero apo superstar,” tha Aubameyang.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV