Një burrë në në Seattle të SHBA-ve ka sulmuar me makinë dhe ka qëlluar me armë protestuesit, duke plagosur njërin prej tyre, që kishte tentuar ta ndalte.
Ky person është dorëzuar në polici, ndërsa i plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe shtohet se pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore raporton Reuters.
Someone just drove through the crowd into the barricade, got out, and shot a protestor. pic.twitter.com/2590rGyOlk
— koush (@koush) June 8, 2020
Ende nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa një video amatore e publikuar më poshtë shfaq të dyshuarin i cili me veturë godet një mjet të fortë, që e kishin vënë në rrugë protestuesit.
Protestuesti fillimisht e rrethuan duke tentuar ta ndalin, por kur e kuptojnë se ka revole fillojnë të vrapojnë nga të gjitha anët.k.t/Fjala.al/