Ibsen Elezi: Marrëveshja ishte dështim i rëndë i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi ka analizuar gjerë e gjatë marrëveshjen e 5 qershorit  për  Reformën Zgjedhore.  Në emisionin  HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në Grupin Mediatik “FJALA”,  Elezi e cilëson dështim atë që  ndodhi me këtë marrëveshje  duke e lidhur me atë që PD kërkoi në fillim dhe atë që mori.

-Zoti Elezi, sapo ka ndodhur ajo që quhet, marrëveshja për Reformën Zgjedhore. Ju e keni përshëndetur me ironi në facebook këtë marrëveshje. Si e përcaktoni?

-Kishte një numër të madh mesazhesh në inbox, mbi 70-80. Më pyesnin si e quaja fitore. Unë thjesht e kam ironizuar sepse mora në referencë një status të doktorit i cili e quante arritje, jo të plotë. Jo e plotë, por edhe arritje nuk është. Një njeri në staturën e Berishës të quajë arritje, vetëm procesin biometrik, e cila mund të renditet nga pika e 20 për nga rëndëisa sepse nuk ka qenë ndonjëherë shumë problematik ky.

-Ju jeni duke thënë që PD, vetëm humbi nga kjo marrëveshje?

-PD humbi në sytë e njerëzve, sepse ndërtoi një aksion politik me disa kushte të panegociueshme dhe u tërhoq nga kushtet e panegociueshme. Në momentin që ti vendos kushte të panegociueshme dhe tërhiqesh, tregon dy gjëra: ose ti je pozicionuar gabim me kushtet që në fillim, ose ti ke pranuar humbjen. Ajo ka qenë një përplasje politike, ti ke marrë një aksion politik dhe ke pranuar humbjen. Për hir të këtyre kushteve ke falur dhe 30 bashki, ose njëzet e ca bashki, që kanë qenë bashki të djathta. Të futesh në një aksion politik, të humbasësh gjithçka dhe në fund të kthehesh, e kur të kthehesh këtu në skalionin tënd mbetesh pa armë në dorë. Ky sistem zgjedhor është diskredituar në sytë e shqiptarëve sepse u operua me lista të mbyllura, të cilët patën brenda njerëz të paaftë ose të inkriminuar./Fjala.al/k.b

Lexo edhe :  Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për vizat! Ja i do të funksionojë shërbimi i ri

https://www.youtube.com/watch?v=yLg77nVoGGM

Të fundit

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Dhuna në Bulqizë/ Pas kallëzimit të Mziut, referim në SPAK edhe për zyrtarin Murra

Pas skandalit të dhunës ku ishte i përfshirë kandidati për deputet i PD-së në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, policia bën me dije se ka...

Tre arsyet që udhëtimi juaj mes shoqesh mund të kthehet në makth

Dëshirë për të bërë pushime mes shoqesh, për disa ditë larg rutinës dhe për pak aventurë së bashku? Ja çfarë duhet të dini që...

Liga Sigal për U20, një nga arritjet më të rëndësishme të Federatës së Basketbollit

Një vit plot energji, sfida dhe pasion për basketbollin shqiptar! Krijimi i Ligës Sigal për U20, për vajza dhe djem, është një nga arritjet...

Lajme të tjera

Web TV