Ibsen Elezi: PD është parti me mentalitet komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Ibsen Elezit, mungesa e lirisë së fjalës në Partinë Demokratike e çon atë drejt prirjeve komuniste. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” Ibsen u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston e djathta.

-Çfarë ndodhi?

-Të hapësh ca problematika që vrasin shumë, ato janë problemi më i madh. Aty u ngritën problematika të cilat e kanë shqetësuar PD vazhdimisht. Unë ngrita problematikën e znafillës së PD. Sepse ju thashë që PD ka filluar që në 1945 me Mit’hat Frashërin që ka krijuar Frontin Antikomunist Demokratik.

-Nuk bëhet më fjalë për antikomunizëm.

-Sot është prezent.

-Kush është prezent?

-Komunizmi në një formë tjetër. Ku e ke të djathtën në Shqipëri? Në PD nëse unë dua të flas për të djathtën nuk kam asnjë dritare, as zërin, as mundësinë ku të flas.Ty mund të të serviret një sistem “multipartiak” por në fakt është një partiak. Për mua po kthehet në një partiak. Fakti që dy partitë kryesore sot, PS dhe PD, arrijnë në heshtje të miratojnë një sistem të listave të mbyllura, thjesht për të ruajtur pronësinë mbi partinë, flet më shumë se gjithçka tjetër.

-Jeni duke thënë që kjo Parti Demokratike ka mentalitet komunist?

-Po mentaliteti komunist i tillë është, që të ruash rradhët e partisë dhe një parti të jetë e mbyllur. Nuk është mirëfillti mentalitet komunit por gjithë ato elementë thelbësorë që ka pasur në sistemin komunist, i kanë këto.  Një parti ku mungon demokracia, ku ti nuk thua dot pikëpamjet e tua, ku ti nuk ke mundësi të të dëgjohet zëri, ajo parti automatikisht është parti me mentalitet komunist. Kjo ka ndodhur dhe para se Lulzim Basha të drejtojë partinë, por tani është më e theksuar. Sot në PD nuk ka mjedis që të flasësh për pikëpamje.

Lexo edhe :  Detyrim paraqitje për Berishën, Manjani: Vazhdim i humorit të Vitit të Ri

-Ne kemi bërë regres jeni duke thënë. A jemi duke bërë regres?

-Për momentin në raport me liderat, po regres kemi./Fjala.al/k.b

Të fundit

Të ardhurat për frymë mbeten të ulëta/Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë

Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon e Europë. Shkalla e...

Tërmet i fortë në Kinë, humbin jetën dhjetëra persona, shkatërrohen 1 mijë shtëpi

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të...

Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

Mero Baze Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë logjike është...

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima

Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para. Situata paraqitet tepër e rënduar në...

Lajme të tjera

Web TV