Sot 36 të infektuar/Ethem Ruka: Nëse do të vazhdohet kështu, rrezikojmë sërish izolimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e infektimeve në vend është përkeqësuar ditën e sotme, ku në orët e fundit janë raportuar 36 infektime, shifra më e lartë qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit. Prej tyre 27 i përkasin Tiranës.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Profesori Ethem Ruka, i cili në një status në Facebook ka analizuar ditët me infektimet më të larta nisur që nga 9 marsi kur u konstatuan dhe rastet e para me koronavirus.

Ndëtr të tjera Ruka shprehet se nëse infektimet në vendin tonë vazhdojnë me të tilla shifra, atëherë rrezikojmë të kalojmë sërish në kushte izolimi social.

“Përkeqësohet situata e pandemisë në vendin tonë. Sot numri i të infektuarve (36 individë) është më i larti ndër të gjitha ditët nga 9 marsi e deri më sot.

Ditët me më shumë infektime kanë qenë më 4 prill me 29 infektime, më 5 prill me 28 infektime, më 23 prill me 29 infektime dhe me 25 prill me 34 infektime. Sot është dita kur numri i të infektuarve aktivë (305 individë) është më i larti që nga dita e parë e pandemisë në vendin tonë.

Situata po përkeqësohet. Duke parë ecurinë e infektimeve ditët e fundit, vihet re një tendencë në rritje. Duke krahasuar datën 24 maj me atë 9 qershor numri ditor i të infektuarve aktivë është rritur 58%. Kjo rritje është alarmante”, shkruan Ruka.

Sipas tij, “Nëse do të vazhdohet kështu ka rrezik të kalojmë sërish në kushte izolimi social. Niveli i ndërgjegjësimit ka rënë dukshëm, njerëzit i janë kthyer jetës së përditshme dhe për fat të keq mendojnë se Covid 19 është një lojë për të trembur qytetarët dhe se fuqia e virusit ka rënë. Ju ftoj të komentojmë së bashku!”

Lexo edhe :  Berisha hap fushatën me këshilluesin e Trampit

Kujtojmë se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 204; Shkodër 29; Krujë 24; Kamëz 19; Durrës 10; Mat 9; Lushnje 4; Tropojë 2; Korçë 1; Librazhd 1; Mallakastër 1 dhe Lezhë 1.

COVID-19 – Statistika 9 Qershor 2020

Testime totale 18960

Testime molekulare 16716

Testime serologjike 2244

Raste pozitive 1299

Raste të shëruara 960

Raste Aktive 305

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)/b.b/fjala.al

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV