EMRI/Ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar pasditen e sotme në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ndërruar jetë 35-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Ai u nis me helikopter drejt Traumës në Tiranë, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë dot plagëve të marra duke mbërritur i pajetë në spital. Ora News raporton se viktima është shtetasi Kristi Plluska, i cili ishte drejtuesi i fugonit tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare.

Pas aksidentit u desh të sharrohej dera e fugonit për ta nxjerrë 35-vjeçarin jashtë automjetit.

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/E.B./Fjala.al

Të fundit

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Vijojnë sulmet ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në mbarë Ukrainën gjatë 24...

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj...

Lajme të tjera

Web TV