Ndëshkim për Gjermaninë e pabindur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Miodrag Soric

A lejohet Gjermania të ketë interesat e saj dhe t’i ndjekë ato? Përgjigjja e Uashingtonit duket se është e qartë: vetëm me bekimin e qeverisë amerikane! Ajo i kërcënon me sanksione koncernet evropiane që marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream2, gati 96% i gatshëm.

Për kujtesë: ky gazsjellës do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani, duke mënjanuar shtetet e tjera dhe prej Gjermanisë të shpërndahet në vende të tjera të BE-së. Gjermania jeton nga eksporti.

Industria e këtij vendi ka nevojë për sigurinë energjetike. Prandaj ekonomia dhe qeveria gjermane e mbështet këtë gazsjellës. Por ajo përpiqet që në politikën e saj të marrë në konsideratë edhe rezervat që kanë Polonia dhe Ukraina ndaj projektit Nord Stream 2.

Një ambasador konfrontues

Por të gjitha këto nuk i interesojnë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump kërkon ta pengojë me të gjitha mjetet gazsjellësin. Një nga njerëzit e tij të vijës së ashpër është ambasadori i deritanishëm amerikan në Berlin, Richard Grenell. Diplomati jodiplomat nuk ka dhënë ndonjë kontribut me vlerë në marrëdhëniet bilaterale: ai e ka dorëzuar postin më 1 qershor dhe është larguar nga Gjermania.

Një agjitator tjetër po i zëshëm kundër gazsjellësit është Ted Cruz, senator ultra i djathtë nga Teksasi. Një njeri, të cilin disa miq të partisë së tij e quajnë “djalli i gjallë”. Të tjerë thonë: nëse Cruz do të ishte i shtrirë, i sëmurë rëndë në Kongres, askush nuk do ta telefononte mjekun e urgjencës.

Ted Cruz prej vitesh financohet nga industria amerikane e fracking (metodë e kontestuar e nxjerrjes së gazit apo naftës përmes presionit të fortë hidraulik në tokë, shën. red.) Kjo industri ka interes ta shesë gazin e saj në Evropë. Problemi i saj: gazi amerikan i prodhuar me kosto të madhe është më i shtrenjtë se ai rus.

Uashingtoni – e kush e kishte menduar ndonjëherë këtë për përkrahësin e dikurshëm të tregtisë së lirë? i trembet kështu konkurrencës. Më e lehtë është të vërtitësh shkopin e sanksioneve. Një politikë që Trump e quan “America First”. Duke injoruar edhe dëmin që u shkaktohet marrëdhënieve me aleatin më besnik.

Publikisht ai e lëvdon kancelaren Merkel. Por mediat, si edhe përfaqësues qeveritarë në të njëjtën kohë bëjnë të ditur, se në bisedimet mes tyre toni është i ashpër. Duhet thënë se kancelarja është e prerë, ndryshe nga një kryetar qeverie malazez, të cilin Trump e shtyn mënjanë, nëse ai i zë rrugën. Me Merkelin kjo nuk bëhet. Ajo as nuk të lejon ta frikësosh. Gjë që duket se e zemëron shumë Donald Trump-in.

Lexo edhe :  “Unë ty ta ha", çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Tërheqja e ushtarëve amerikanë

Tani ai dëshiron t’i ndëshkojë gjermanët se nuk po sillen si duhet, dhe të tërheqë që këtë vit afër 10000 ushtarë nga Gjermania. Gjermanëve kjo nuk u bën shumë përshtypje, për sa kohë që nuk e shohin veten të kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak nga jashtë. Prej vitesh kritikohet ndotja e mjedisit dhe zhurmat e shkaktuara nga trupat amerikane.

Frikë nga tërheqja e trupave amerikane kanë vetëm kryetarët e bashkive të zonave dhe përfaqësues të ekonomisë. Por, para së gjithash, amerikanët janë në Gjermani prezentë, sepse kjo është në interesin e tyre (misionet në Afganistan dhe Irak komandohen tërësisht nga këtu), si dhe ato të NATO-s. Nëse Trump tërheq një kontingjent më të madh, ai dëmton veten dhe e largon edhe më shumë SHBA-në nga Evropa.

I treti që qesh do të jetë Kina. Çdo përplasje brenda Perëndimit forcon pozicionin e Pekinit kundrejt Uashingtonit. Ashtu si po sillen amerikanët tani, zor se mund të presin mbështetje nga BE-ja në konfliktin tregtar me Kinën. Përkundrazi. Berlini merr nga korriku presidencën e radhës së BE-së.

Kancelarja Merkel pret të mbahet takimi i krerëve të BE-së me presidentin Xi Jinping, edhe pse data e përcaktuar në shtator u anulua për shkak të pandemisë së Coronës. Pikërisht në kohën e zgjedhjeve presidenciale amerikane një takim i tillë do të ishte një provokim diplomatik. Trump nuk është i ftuar. Si vëzhgues, ai vetëm mund të shkruajë në twitter.

Nëse administrata e Donald Trump-it largohet më 3 nëntor, me gjasë marrëdhëniet mes SHBA dhe Gjermanisë do të normalizohen shumë shpejt sërish. Sfiduesi i Trumpit, Joe Biden, e kupton se Gjermania ka interesat e saj dhe mund t’i ndjekë ato. /DW

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Çmimet e apartamenteve rritje me 15%, ja cilat janë zonat më të shtrenjta

Çmimet e apartamenteve do të vijojnë të rriten edhe për vitin 2025. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove...

Zhgënjim në tregun e kriptovalutave, monedha e Donald Trump në rënie të lirë

Kriptomonedha zyrtare e Donald Trump ka rënë me 32% gjatë 24 orëve të fundit. Kjo rënie vjen mes zhgënjimit për dështimin e presidentit për...

Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura?

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht...

Sazani një investim politik, jo strategjik

Nga Blendi Kajsiu Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një...

BE thirrje Serbisë: Garantoni lirinë e shprehjes dhe medias, mbroni lirinë e gazetarëve

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të...

Lajme të tjera

Web TV