Veliaj: Më 30 qershor nisin pagesat e para për dëmtimet e tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot bllokun e pallatave në njësinë nr. 7 në Tiranë, të rikonstruktuara nga fondi i Komunitetit.  Gjatë inspektimit Veliaj u shpreh se ky investim ul vlerën e faturës së energjisë mujore për banorët, si dhe rrit vlerën e pronës së tyre.

Ndër të tjera Veliaj u ndal edhe në familjet e prekura nga tërmeti, ku theksoi se nga data 30 qershor do të nisë dhënia e pagesave për kategoritë DS1, DS2, DS3.

Në datën 30 qershor do të kemi bërë pagesat e para për kategoritë DS1, DS2, DS3. Paguajmë cash për ata që kanë dëmtime të lehta. Mjafton të marrin një kompani, të lidhen me administratorin dhe të bëjnë këto lloj punimesh.

Për dëmtimet e rënda – DS4, DS5 – nëse është pallat do ta bëjë Bashkia; nëse është privat, do ta bëjnë brigadat sipas dosjeve që kemi për ndërtimin e shtëpive. Kemi një shans fantastik që ta veshim qytetin nga e para.

Ku është pallat i padëmtuar, të vishet me kapotë; ku është i dëmtuar nga tërmeti, të rregullohet me atë fond, kurse shtëpitë private të rrëzuara apo pallate të pabanueshëm, t’i ribëjmë. Nëse ecim me këtë frymë, e kthejmë krizën në mundësi”, theksoi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit. I...

Poezia, forma e parë e shprehjes artistike… edhe e fundit

21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë Nga Leonard Veizi "To be, or not to be, that is the question." "Të jesh a të mos jesh, kjo...

Si dënohej dhuna ndaj femrës në vitet ’20-të

Nga Dashnor Kaloçi Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman,...

Presionet e politikës shqiptare, Parlamenti Europian në mbrojtje të SPAK

Parlamenti Europian ka pasur në lupë veprimtarinë e Strukturës së Posaçme për Antikurrupsionin (SPAK) si dhe presionin që i është bërë asaj nga politika....

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama premton rritje tjetër page

Kryeministri tha se paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, është 830 euro, duke përfshirë si sektorin publik dhe...

Lajme të tjera

Web TV