Studimi/Gjërat që duhet të bëni për të shmangur kancerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

American Cancer Society ka publikuar këtë të martë një studim i cili lidhet me reduktimin e rrezikut ndaj kancerit. Sipas këtij studimi, perimet dhe drithërat duhet të jenë kryefjala e menusë ditore ndërkohë që duhet reduktuar konsumimi i mishit të kuq.

Edhe koktejlet alkoolikë rrisin rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje ndërkohë që ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e saj.

Një dietë e mirë dhe një veprimtari fizike e përditshme është gjëja më e rëndësishme sepse ky kombinim i ndihmon njerëzit të mbajnë një peshë të mirë trupore. Shkencëtarët, janë gjithnjë e më të bindur se ekziston një lidhje mes kancerit dhe peshës.

Në raportet e fundit të publikuara nga The World Cancer Research Fund, 12 lloje sëmundjesh kanceroze lidheshin me mbipeshën ose obezitetin-5 më shumë krahasuar me raportin e publikuar nga shoqata një dekadë më parë.

Dietat që thuhet se redukojnë riskun e kësaj sëmundjeje përmbajnë shumë perime në ngjyrë jeshile, të kuqe dhe portokalli.

Fasulet dhe bizelet duhen konsumuar njësoj si të gjithë llojet e frutave. Ushqimet që duhet të reduktoni janë ato të procesuarat dhe gjithë llojet e mishit të kuq. Mos konsumoni lëngje me gaz dhe me sheqer./Fjala.al/Ke.Ba

Burimi: CNN

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV