Rrëfehet Kledi Kadiu: 28 vite më parë nuk e njihja Shqipërinë si vendin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kledi Kadiu një nga artistët e njohur me origjinë shqiptare që është larguar drejt Italisë gjatë periudhës së tranzicionit në vitet 90’, ka rrëfyer se nuk ka qenë e lehtë të emigronte në vend të huaj.

Së fundmi, Kledi i është bashkuar një nisme duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Në një video të realizuar nga “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon” Kledi shfaqet së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur shqiptar si Emina Çunmulaj, Sabri Fejzullahu dhe Elita 5 për të përcjellë këtë mesazh.

“Shqipëria. Aty ku zemra jote thërret. Aty ku na bashkon një qiell… Eja në shtëpinë tënde”, shprehet Kledi në video.

Balerini shqiptar e ka publikuar videon në profilin e tij në “Instagram” dhe ka bërë një rrëfim shumë të sinqertë për ditën kur ai emigroi drejt Italisë 28 vite më parë.

https://www.instagram.com/p/CBP3vppHEGM/

“Kanë kaluar ekzaktësisht 28 vite që nga dita kur anija ‘Vlora’ u ankorua në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Edhe unë isha në atë anije. Më kujtohet dëshira, por mbi të gjitha nevoja për të ikur nga ai vend, që në atë moment, nuk e njihja më si vendin tim. Më pas gjërat fatmirësisht ndryshuan. Sot unë jam njësoj krenar për dy atdhetë e mi. Për vendlindjen time, Shqipërinë, dhe për atë që është kthyer në atdheun tim, Italinë”, është shprehur balerini.

Re.Gu/fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV