Panairi i teknologjisë/ Të gjitha risitë në Las Vegas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga gondolat fluturuese e deri tek robotët e dashurisë, këto dhe shumë risi të tjera mund të gjenden në panairin e madh teknologjik CES, në Las Vegas.

Shou ofron një shans për të ekspozuar shpikjet më të fundit dhe më të mahnitshme. Ai u hap të martën në Las Vegas pavarësisht një morie shqetësimesh dhe debatesh në lidhje me mënyrën se si të dhënat e mbledhura nga aparaturat mund të shfrytëzohen nga prodhuesit, qeveritë dhe hakerat.

Bosch ndërkohë ka prezantuar në panair një palë syze virtuale, të frymëzuara nga televizorët LCD, që përdorin inteligjencën artificiale për të bllokuar rrezet e diellit mbi sytë e një shoferi, çka përbën një nga shkaqet kryesore të aksidenteve nëpër rrugë.

Këro syze, përdorin algoritmat dhe një kamera për të analizuar atë që shoferi sheh dhe për të errësuar seksionin përmes të cilit rrezet e diellit prekin syrin. Sipas gjigandit gjerman të inxhinierisë, pjesa tjetër e pamjes mbetet transparente pasi dielli bllokohet pa errësuar pjesën tjetër të fushës së shikimit të shoferit.

Sipas administratës amerikane për sigurinë në trafik, rrezet e diellit në sy janë përgjegjëse për mijëra aksidente çdo vit. Një tjetër studim tregon se rreziku i një aksidenti me makinë është 16 për qind më i lartë kur dielli shkëlqen shumë. Bosch tani është në diskutim e sipër të komercializimit të këtyre syzeve por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të fundit

Stabilizohet euro, ja me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5...

Fushata kthehet në tallje/ Pas ‘dashurisë’ me Lulin, Rama u futet filmave vizatimorë

Ndonëse fushata duhet të jetë e fokusuar te programet elektorale dhe ajo që do të sjellin ndryshe forcat politike, ashtu si çdo vitm, kryeministri...

‘Zoti shpërbleftë sakrificat tuaja’/Veliaj uron besimtarët myslimanë:Qoftë burim dashurie

Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi. Duke uruar përfundimin e...

Namazi i Fiter Bajramit falet para kohe, irritim mes besimtarëve

Ndonëse u lajmërua se falja e namazit për Fiter Bajramin do të mbahej në orën 07.30 në sheshin “Skënderbej”, në fakt ai është falur...

Mes frikës dhe pasigurisë/ Si e festuan myslimanët Fitër Bajramin në Lindjen e Mesme

Për disa myslimanë, Fitër Bajrami i këtij viti vjen mes ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet e tyre. Në Gaza, ky do të jetë Fitër...

Lajme të tjera

Web TV