Rritja rasteve me Covid-19, ja si e shpjegon infeksionisti Pëllumb Pipero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka treguar arsyet që çuan në arritjen e një numri rekord rastesh me koronavirus në vend.

Gjithashtu, mjeku Pipero sqaron se për këtë situatë ndikoi lehtësimi i masave dhe mosrespektimi nga qytetarët, grumbullimet publike, infektimi i bluzave të bardha, por edhe rritja e numrit të testimeve.

Pipero i ftuar në studion e Abc News, thekson se për t’u shqetësuar është fakti se është rritur numri i pacientëve që shtrohen në spital.

“Ka disa arsye po ti rreshtonin do të thosha, e para është heqja e masave kufizues, u liruan të gjitha masat. Besoj janë afërsisht  2 javë dhe me lehtësimin e masave ne prisnim një numër të shtuar rastesh se është e natyrshme. Besoj se nuk e justifikon vetëm lirimi, natyrisht duhej të shoqërohej…nuk do të thotë të mos kemi kujdes. Virusi qarkullon, dhe janë disa masa që duheshin vazhduar nga qytetarët.

Një arsye e dytë janë grumbullimet e njerëzve që koicidoi edhe me protesta.

Së treti vazhdon ende gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe kësisoj është shtuar numri i tamponëve. Po ti referohemi përqindjes së pozitiviteti është 10%. 

Një arsye tjetër është edhe numri i shtuar i rasteve pozitive midis bluzave të bardha dhe pacientëve jashtë spitalit i Infektiv.

Kjo ka bërë që numri i rasteve të shtohet, por nuk na shqetësojnë rastet pozitive, do të ketë. Më shqetëson numri i shtuar i rasteve të shtruar në spital. Midis tyre një pjesë rastesh të rënda. Është një situatë që duhet analizuar. Besoj se thelbi i gjithë këtyre gjërave është mosrespektimi i të gjitha masave”, tha Pipero.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani...

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në platformën e tij ‘Truth Social’. Trump...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryeministri i këtij vendi (Emri+Foto)

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave...

Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Nga Ylli Pata Koncepti i tyre i luftës antikorrupsion është thjesht të sulmojnë kundërshtarin, jo vetëm në partinë e opozitës, por dhe brenda partisë së...

“Opozita e Lindës”: Mesazhi i koduar i Edi Ramës për ambasadorët e perëndimit

Mesazhi për opozitën e Lindës, nuk është gjë tjetër veçse një sfidë e hapur, një përgjigje direkte ndaj ofertës së dhënë nga amerikanët për...

Lajme të tjera

Web TV